E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë dhe familja ime shihemi një herë në vit”- Mesazhi prekës i studentes: Fëmijët e politikanëve jetojnë në luks (VIDEO)

Samanta Toçka, studentja 22-vjeçare që u përball me efektivët e policisë gjatë protestave përcolli një mesazh për të gjithë politikanët.

Ajo shprehu plagën e thellë që vuan shoqëria shqiptarë, emigrimin e familjeve. Ndërsa nga ana tjetër deklaroi se nuk është e drejtë që ajo dhe familja e saj të takohen njëherë në vit, ndërsa fëmijët e politikanëve jetojnë në luks.

“A është e drejtë që unë dhe familja ime të shihemi një herë në vit. Ndërsa fëmijët e politikanë të jetojnë në luks dhe të ja vendosin gishtin hartës dhe të shkojnë ku të duan, ndërsa unë të kërkoj vetëm ribashkim në familje. Kjo nuk është e drejtë është halli i të gjithë shqiptarëve. Çdo familje shqiptare ka një emigrant jashtë. Emigracioni ka ndodhur me vite, por vitet e fundit po ndodh një shpopullim shumë i madh. Po mbyllen shumë degë, në fakultetin e Shkencave lëndë të fizikës, mësuesisë janë duke u mbyllur. Kush do të jenë mësuesit e të ardhmes”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›