E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë do jem në krah të studentëve”- Salianji: Berisha të largohet, mund të tërhiqem edhe unë nga ambicia për drejtimin e PD! Rama do përfundojë si Vuçiç, opozita si ajo serbe që mori zero mandate

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se situata mes Serbisë dhe Shqipërisë janë shumë të ngjashme, duke thënë se ashtu si në Beograd, edhe në Tiranë energjia e studenteve do të formalizohet me një listë nga të gjitha grupet shoqërore.

ervin salianji

I ftuar në News24, ai bëri një parashikim, duke deklaruar se Rama do të përfundojë njësoj si Vuçiç, ndërsa për opozitën u shpreh se nëse Berisha nuk largohet, PD do të kthehet se opozita në Serbi që nuk mori asnjë mandat.

“Ajo që po e bën të ngjashme është rezistenca që pati Vuçiç. Vuçiç rezistoi dy vjet, Rama ka 5 muaj që bën rezistencë. Përshpejtimi vjen nëse Berisha largohet, por nëse nuk largohet jam i bindur se energjia e studenteve do të formalizohet njësoj me listë që do përfshirë të gjithë grupet shoqërore.

Ngjashmëria finale është që atje solli fundin e Vucic dhe fshirjen e opozitës së kapur të Serbisë, ngjashmëria këtu do jetë që Rama do përfundojë njësoj si Vucic dhe opozitë nëse nuk reformohet dhe nëse nuk largohet Berisha do përfundojë fatkeqësisht sic përfundoi opozita serbe që mori zero mandate.  I ka mbetur vetëm godina”, tha Salianji.

Ish deputeti demokrat tha se nëse Berisha nuk largohet, ai vetë do të dalë në krah të studentëve, ndërsa nëse ai largohet, PD duhet të reformohet dhe drejtimin mund ta marrin të rinjtë që janë në shesh, duke deklaruar se edhe vetë ai mund të tërhiqet nga ambicia për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“Në çdo moment nëse nuk largohet Sali Berisha unë do jem me lëvizjen studentore, madje pa kërkuar asgjë në këmbim. Është e vetmja mundësi, e vetmja shpresë që shpresë që Shqipëria të këtë ndryshim real dhe mos të mbetet peng i dy njerëzve.

Nëse Berisha largohet duhet të hapet një garë dhe PD që është një aset publik mund tia japë këtyre drejtimin. Edhe unë mund të tërhiqem nga ambicia për drejtimin e partisë, tia lëmë drejtimin dikujt në shesh. Të drejtohet opozita nga këta të rinj që kanë treguar se po bëjnë opozitë më të fortë, ne ti japim eksperiencën tonë për të ndërtuar alternativën se cfarë duhet bërë për të ndryshuar Shqipëria”, tha Salianji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›