VIDEO/ Dita e 14-të e protestës, qytetarët marshojnë nga ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë
Në ditën e 14-të të protestës, qytetarët kanë nisur marshimin nga Ministria e Arsimit në drejtim të Kryeministrisë, në vijim të revoltës qytetare dhe studentore.
Protestuesit marshuan paqësisht drejt godinës së qeverisë, ku prej ditësh zhvillohen tubime kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
“Ju erdhi fundit” dhe “dorëheqje”, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit.
Protesta e sotme, e cila ka nisur në orën 14:00, ka qenë e qetë deri më tani, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur janë shënuar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë që në nisje të saj.