E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piro Çako, drejtues i "Albautor"

Këshilli i ri drejtues i shoqatës së mbrojtjes të të drejtave të autorëve, "Albautor", i dalë nga mbledhja e asamblesë pas 18 vjetësh, ka zgjedhur edhe drejtuesin. Kantautori dhe kompozitori Piro Çako do të jetë në krye të kësaj shoqate, e cila më parë drejtohej nga Neshat Tozaj. Sipas diskutimeve të asamblesë, pritet që kjo shoqatë, e cila mbron të drejtat e kompozitorëve, shkruesve të teksteve, arranxhatorëve, të jetë më shumë e pranishme në çështjet e mbrojtjes së të drejtave intelektuale. Pas zgjedhjes së kryetarit, këshilli drejtues, në përbërje të të cilit janë Shpëtim Saraçi, Jorgo Papingji, Vaso Tole dhe Mentor Kraja, duhet të marrë vendime mbi një strukturë të re funksionimi të kësaj shoqate, ku siç u fol do të ketë bashkëpunim të ngushtë me zyrën shqiptare për të drejtat e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›