E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekoron Selman Rizën

Në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së gjuhëtarit Selman Riza, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, pritet të organizojë ditën e hënë një konferencë me titullin "Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar". Po atë ditë, para fillimit të konferencës në Pallatin e Brigadave do të organizohet ceremonia e dekorimit, pas vdekjes, të profesor Selman Rizës nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, përfaqësues të institucioneve shkencore, studiues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, i Shkodrës etj. Gjatë konferencës do të paraqiten rreth 35 kumtesa e referate që pasqyrojnë aspekte të veprës së Selman Rizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›