Debuton Shaqiri

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri ka debutuar me Kombëtaren A të Zvicrës në ndeshjen miqësore kundër përfaqësueses së Uruguait, që përfundoi me fitoren e uruguaianëve 1:3.
Madje selektroi i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld, kishte vendosur që 18 vjeçari të fillonte ndeshjen nga minuta e parë. Anëtari i Baselit pati një paraqitje të mirë në pjesën e parë, derisa në minutën e 10-të ka pasur rast të shënojë golin e avantazhit për zviceranët, mirëpo goditjen e tij e ndali portieri Muslera.
Në fillim të pjesës së dytë, ish trajneri i gjigantit gjerman Bayern Munchen vendosi që talentin kosovar ta zëvendësojë me mesfushorin e Bayern Leverkusenit, Tranquillo Barnetta.
Selektori Ottmar Hitzfeld nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por ai pa disa elemente pozitive, sidomos debutimin e Shaqirit. “Ai në fillim demonstroi nervozizëm, por me lojën që e shfaqi, tregoi se është një alternativë për ne. Është talent i madh dhe do të vazhdojë të mësojë dhe të zhvillohet. Nëse vazhdon të luajë mirë me Basel, ai është një pasuri për ne”, tha trajneri gjerman.
Ndërsa në minutën e 46-të për helvetikët në fushë ka hyrë Albert Bunjaku, i cili zëvendësoi sulmuesin e Baselit, Marco Streller. Sulmuesi kosovar në minutën e 61-të pati rast të shënojë gol, por u vonua në goditjen e topit në drejtim të portës.
Kurse titullar në këtë përballje ishte edhe mesfushori i West Hamit, Valon Behrami, i cili në minutën e 75-të i liroi vendin Fernandes.
Behrami është i padiskutueshëm në ekipin helvetik, kështu që e ka të sigurt ftesën për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010. Ndërsa Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri shpresojnë të jenë në mesin e të ftuarve nga Ottmar Hitzfeld për Botërorin 2010.