Rriten difektet në lindje pas luftës në Faluxha

Një investigim i BBC-së në Irak ka zbuluar se ka patur një numër në rritje të difekteve tek fëmijët e lindur në qytetin Faluxha, gjashtë vjet pas betejave të ashpra ku forcat amerikane shtypën dy kryengritje.
Një mjek vendas i tha BBC-së se kishte raste të reja përditë.
"Unë jam mjek dhe më duhet të përdor një gjuhë shkencore."
"Unë nuk kam ndonjë provë dhe nuk kam asgjë të dokumentuar. Por mund t'ju them se vit pas viti ato po rriten."
Vendasit fajësojnë armët e përdorura nga amerikanët gjatë luftimeve.
Zyrtarët në Faluxha kanë paralajmëruar gratë që të shmangin lindjen e fëmijëve.
Kryeredaktori i BBC-së për çështje botërore thotë se copëza të ndërtesave të dëmtuara gjatë luftimeve ishin hedhur në një lum në qytet që banorët e Faluxhas e përdorin për të pirë.
Një mjek ushtarak amerikan i tha BBC-së se nuk ishte në dijeni të ndonjë njoftimi që të tregonte një rritje të difekteve në lindje. /bbc/
Ai tha se nuk kishte studime që të tregonin probleme mjedisore që rezultojnë në çështje specifike shëndetit.