E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve reagon për incidentin ndaj korrespondentit të "Ora News"


Unioni i Gazetarëve të Fierit ka reaguar sot në lidhje me fyerjen dhe kërcënimin që i është bërë gazetarit Valdimir Muçaj, korrespondent i "Ora News" për shkak të detyrës nga drejtori i Ndërmarjes së Ujësjellës kanalizimeve në Fier, Agim Plepi. "Pas raportimit korrekt në "Ora News" për mungesën e ujit të pjshëm për 3 ditë me radhë në Fier, drejtori Plepa ka telefonuar gazetarin duke e fyer e kërcënuar në mënyrë brutale", thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve të Fierit. Më tej në deklaratë thuhet se " Drejtorit Plepa i është dhënë hapësira e domosdoshme për një reagim në "Ora News" dhe ai ka ripërsëritur të njëjtij qendrim , që ka paqyruar gazetari Vladimir Muçaj". Unioni i Gazetarëve ka dënuar incidentin me Vladimir Muçajn duke deklaruar "se nuk pajtohet me akte dhe qendrime të tilla".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›