E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetarëve dënon dhunën ndaj Bazes

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe botuesit të gazetës "Tema", Mero Baze. Unioni i Gazetarëve ka dënuar rëndë aktin e dhunës ndaj gazetarit Baze. "Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë aktin e dhunës së ushtrua mbi gazetarin politik dhe investigativ Mero Baze", thuhet në një deklaratë të Unionit të Gazetarëve. Unioni i Gazetarëve u kërkoi autoriteteve të vendit reagim të menjëhershëm institucional. "Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit që pas denoncimit zyrtar dhe dëshmive të dhëna nga kolegu i dhunuar dhe dy kolegët e tjerë, të kryhen pashmangje veprimet proceduriale. Në të njëjtën kohë u kërkojmë autoriteteve të drejtësisë të respektojnë drejtësinë e gjykimit dhe shqyrtimit të këtij akti dhunues", thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›