Paskaljeviç fiton çmimin e madh në Spanjë
"Honeymoon", filmi shqiptaro-serb me regji të Goran Paskaljeviçit, është vlerësuar me çmimin e parë në Valladolid të Spanjës. Historia e dy familjeve, asaj shqiptare dhe serbe, që simbolikisht rrok probleme të dy kombeve, ka marrë çmimin "Golden Spike" në Festivalin e 54 Ndërkombëtar të Filmit. Bashkëprodhimi i parë shqiptaro-serb me regji të Paskaljeviç ka fituar veç të tjerash edhe çmimin "Fipresci", dhënë nga juria ndërkombëtare e kritikëve të filmit. "Honeymoon", në shqip "Muaj Mjalti", ka konkurruar në këtë festival përballë prodhimeve të njohura të kinematografisë botërore, ndërsa Paskaljeviç me emra të njohur regjisorësh si Paul Schrader, Steven Soderbergh, Theo
Angelopulos. Sipas presidentit të jurisë, regjisorit italian Ettore Scola, filmi u përzgjidh "nga forca e tij e shprehjes kinematografike dhe ndikimit të fortë emocional në këtë
tregim emocionues kinematografik nga Ballkani". Ky nuk është triumfi i parë i regjisorit serb në këtë festival. Tre vjet më parë, Paskaljeviç ka fituar çmimin e parë me filmat "Amerika e dikujt tjetër" (1995) dhe "Optimistët". Ai është i vetmi që ka marrë tre herë "Golden Spike", i pasuar nga Roberto Rossellini dhe regjisori britanik Ken Loach me nga dy çmime. Çmimin e ka tërhequr në Valladolid të Spanjës bashkëskenaristi shqiptar dhe bashkëprodhuesi i filmit, Genc Përmeti. Paskaljeviç nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, pasi ndodhet aktualisht në Festivalin e Filmit në Sao Paolo të Brazilit, ku është president i jurisë ndërkombëtare. Në një komunikatë shtypi të shkurtër nga Brazili, Paskaljeviç falënderoi jurinë e festivalit në Valladolid duke theksuar se ai është veçanërisht krenar se vendimi u mor nga një juri kompetente, e udhëhequr nga regjisori i njohur italian, Ettore Scola. Në një letër që u lexua nga Genc Përmeti, regjisori serb shprehej se ishte i gëzuar që "fitoj për të tretën herë
çmimin "Golden Spike" në festivalin tim të preferuar. Unë ju dërgoj falënderimet e mia të sinqerta dhe së shpejti do ta festojmë këtë çmim të gjithë bashkë në Beograd dhe Tiranë me verë të mirë spanjolle". Premiera e filmit "Honeymoon" është vendosur më 24 nëntor në Beograd dhe disa ditë më vonë në Tiranë gjatë "Tirana International Film Festival" që do të zhvillohet nga data 27 nëntor deri më 6 dhjetor. Rrugëtimi në vazhdim do ta çojë këtë produksion në Paris dhe Madrid.