Vllaznia – Tirana, dueli i “zonjave” në krizë
Çifti më i vjetër i futbollit shqiptar përballet në “Loro Boriçi”. 33 tituj kampionë zbresin sot në tapetin e impiantit shkodran
Vllaznia-Tirana. Të premten, më 30 tetor do të përsëritet për të 153-ën herë. Sfida e parë daton, më 6 prill 1930, me një fitore 3-2 të Vllaznisë. E fundit, ajo e 152-ta, pas 79 vjetësh, më 23 maj 2009, me një fitore 2-1 të Tiranës. Atëherë, “Vllaznia” e sotme quhej “Bashkimi Shkodran”, e Tirana e sotme po me këtë emër legjendar, Tirana. Duelet midis çiftit më të vjetër të futbollit shqiptar janë konsideruar gjithmonë - dhe më të drejtë - si më prestigjiozët e vendit pasi si ndeshjet që janë luajtur në fushën e Shallvareve e më pas në impiantin mitik “Qemal Stafa” në Tiranë, ashtu dhe takimet e zhvilluara në fushën e Shkodrës, në “Vojo Kushi” apo “Loro Boriçi” kanë prodhuar e përcjellë spektakël dhe emocione, magji e grintë. Pavarësisht se Vllaznia e këtij sezoni është imazhi më i keq i asaj që ka dhënë klubi shkodran në 70 vitet e tij në kampionatin maksimal shqiptar, për 65 vjet të njohur si Kategoria e Parë dhe pesë vitet si Kategoria Superiore, fanella e rëndë e “Zonjës së Veriut” të imponon respekt. Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e di “Zonja e madhe e kryeqytetit”, që ka fituar 70 ndeshje nga 152 takime të zhvilluara, teksa ato të Vllaznisë, kanë ngecur në shifrën 47 (35 barazime). Tirana gjatë 29 ndeshjeve të fundit nga sezoni 1999-2000 ka arritur të fitojë dy herë me rezultatin 5-1: në sezonin 2003-2004 (28 shkurt 2004) dhe sërish në sezonin 2007-2008 (19.04.2008). Vllaznia ka fituar 4-1, po në sezonin 2007-2008 (28.12.2007). Ndeshja e fundit e zhvilluar në Shkodër u mbyll në barazim pa gola, 0-0, pikërisht në javën e parë të sezonit të kaluar.
VLLAZNIA
Nuk ëshëë aspak ajo më e mira që gjithkush do të dëshironte të ishte në Shkodër. Gjithsesi, ardhja e skuadrës më të madhe shqiptare dhe rivales më të vjetër të shkodranëve do t’i motivojë si veteranin Vioresin Sinani ashtu dhe talentin Bekim Balaj port të bërë një ndeshje të madhe në “Loro Boriçi”. Te Vllaznia e kanë të qartë se humbja me Tiranën në shtëpi i nxjerr skuadrën shkodrane jo vetëm jashtë objektivave në kampionat, por e rrezikon atë të përjetojë një situatë aspak të këndshme. Paralajmërimi i presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, ishte i frikshëm: “Nëse humbasim me Tiranën, objektivi titull aq që mund të imagjinohet më”. Që përkthehet fare qartë në reduktime e masa drastike financiare. Vllaznia nuk ka humbur asnjë takim në Shkodër, por ajo është në emergjencë për pikë. Shtatë pikë në tetë javë janë tregues kokëfortë krize. Një dështim tjetër i radhës do të përkeqësonte edhe me shumë situatën te klubi 9-herë kampion i vendit, madje dhe vetë pozitat e trajnerit të dytë sezonal Roland Luçi. Vllaznia në tre ndeshje në shtëpi ka fituar 2 takime dhe ka barazuar 1, duke mos e njohur humbjen. Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol në shtëpi, përfshirë këtu edhe nga Dinamo kryesuese e Apolonia, skuadra me sulmin më të mirë në kampionat.
TIRANA
Është shumë larg dominimit të saj. 9 pikë larg Dinamos kryesuese janë shumë për një skuadër kampionë në fuqi. Në “Loro Boriçi” luhen dhe fatet e saj, nisur dhe nga fakti si blutë e Shkëlqim Muçës do të luajnë këtë fundjavë kundër Gramozit debutues. Në fakt, 9 nga 33 javë që kampionati nuk do të thonë shumë, por së paku tregojnë një tendencë. Tirana ende nuk e ka gjetur ekuilibrin, pavarësisht fitores në javën e 8-të kundër Teutës, pikërisht në javën më turpshme të Vllaznisë, në humbjen 3-1 me Laçin. Edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, e sheh ndeshjen kundër Vllaznisë si pikën e kthesës, madje parashikon vetëm fitore në “Loro Boriçi”. Çdo rezultat tjetër do të komprontonte jo pak në objektivin final të bardhebluve, fitimin e titullit të 25-të në vitin e 90 vjetorit të klubit më të vjetër të kryeqytetit. Tirana në tri ndeshje në transfertë ka fituar një takim dhe ka humbur dy të tilla. Tirana në ndeshjet jashtë shtëpisë ka pësuar katër gola duke shënuar vetëm dy të tillë.
11 detaje për një ndeshje
1. NDESHJA
Tirana-Vllaznia do të zhvillohet ditën e premte, më 30 tetor 2009 në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dyja klubet kanë rënë dakord për të zhvilluar takimin në këtë orar nën dritën e prozhektorëve për të afruar një numër sa më të madh tifozësh.
2. VLLAZNIA
Vllaznia mikpritëse e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë pas Luftës së Dytë Botërore, atë vitit 1945, i 8-ti. Titullin e 9-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2000-2001, pikërisht me trajnerin aktual Dervish Haxhiosmanoviç. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë vetëm një herë.
2. TIRANA
Tirana udhëtuese e ka fituar titullin e parë në kampionatin e parë të zhvilluar në vitin 1930. Titullin e 24-të e të fundit e ka fituar në sezonin 2008-2009. Tirana është kampione në fuqi. Në dhjetë sezonet e fundit, nga ai 1998-1999 e ka fituar atë shtatë herë.
4. BILANCI
Dy skuadrat kanë zhvilluar deri tani midis tyre 152 ndeshje. Bilanci: 70 fitore Tirana, 35 barazime, 47 fitore Vllaznia. Golat: 217-178 për Tiranën. Në 29 ndeshjet e zhvilluara nga sezoni 1999-2000, dominimi i Tiranës është i qartë: 21 fitore Tirana, 5 barazime, 3 fitore Vllaznia. Golat 59-29 për Tiranën.
5. DHJETË FINALE
Gjatë 70 edicioneve të përfunduara dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri e kanë diskutuar 10 herë titullin midis tyre: pesë herë ka dalë e para Tirana e katër herë Vllaznia. “Finalja” e 23 majit 2009, ajo e sezonit të kaluar ishte e dhjeta midis tyre për titull.
6. 32 TITUJ
Në “Loro Boriçi” do të zbresin dy klubet më të vjetra të Shqipërisë. Së bashku në 70 kampionatet e përfunduara deri tani dy skuadrat kanë koleksionuar 33 tituj kampionë: 24 Tirana e 9 Vllaznia. Dinamo ka 17 e Partizani, 15.
7. 60 TROFE
Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri: 45 trofe në total, 24 kampionate (rekord), 13 Kupa të Shqipërisë, 8 Superkupa (rekord). Vllaznia nga ana e saj ka 15 trofe në arkivin e saj: 9 kampionate dhe 6 Kupa të Shqipërisë. Pra në total zbresin në fushë 60 trofe.
8. KAMPIONËT BARDHEBLU
Në “Librin e artë” të trajnerëve kampionë të Tiranës janë dhjetë emra që kanë fituar në total 23 kampionate: Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1), Sulejman Starova (1), Alban Tafaj (1).
9. KAMPIONËT KUQEBLU
Gjashtë trajnerët që kanë fituar një titull me Vllazninë: Ibrahim Dizdari (kampion në edicionin 1945), Ernest Halepiani (1946), Xhevdet Shaqiri (1971-1972, 1973-1974, 1977-1978), Ramazan Rragami (1982-1983), Astrit Hafizi (1991-1992), Hysen Dedja (1997-1998), Dervish Haxhiosmanoviç (2000-2001).
10. “KËPUCËT” ...PA GOLA
Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani ka mundur të fitojë titullin kampion me fanellat e të dyja skuadrave: me Vllazninë (2000-2001) e Tiranën (2006-2007). Viori ka fituar edhe “Këpucën e artë” me të dy skuadrat: me Vllazninë (2 herë), Tiranën (1). Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli është fituesi i fundit i “Këpucës së artë”. Të dy nuk kanë shënuar ende asnjë gol në këtë sezon.
11. KATËR TRAJNERË
Për të mbërritur deri në ndeshjen e 30 tetorit, Vllaznia e Tirana kanë pasur në krye të skuadrave të tyre katër trajnerë: dy Vllaznia (Hasan Lika dhe Roland Luçi) dhe dy Tirana (Ilija Lonçareviç dhe Alban Tafaj).
Kategoria Superiore
Java 9, 30 tetor/1 nëntor
30.10.2009
17:00 Vllaznia-Tirana
31.10.2009
14:00 Apolonia-Flamurtari
14:00 Dinamo-Gramozi
14:00 Shkumbini-Laçi
01.11.2009
13:00 Kastrioti-Besa
14:00 Teuta-Skënderbeu
RENDITJA, JAVA 8
1 Dinamo 8 20
2 Besa 8 18
3 Apolonia 8 16
4 Teuta 8 12
5 Tirana 8 11
6 Skenderbeu 8 10
7 Kastrioti 8 9
8 Laci 8 8
9 Shkumbini 8 8
10 Gramozi 8 7
11 Vllaznia 8 7
12 Flamurtari 8 7
Miqësorja, Kombëtarja grumbullohet në Estoni
Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet në Talin të Estonisë, duke filluar nga 10 nëntori në kuadër të ndeshjes miqësore ndërkombëtare kundër këtij vendi, të programuar për më 14 nëntor. Vendimi është marrë nga vetë trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin. Kjo do të jetë miqësorja e katërt nën drejtimin e Kuzhesë, pas atyre me Gjeorgjinë (1-1), Qipron (6-1) dhe skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Greuther Fyrth, të humbur 2-1.
30 Tetor 2009