Unioni i Gjyqtarëve kërkon t’u jepet fund presioneve

"Politika, në vend të angazhimit në realizimin e përgjegjësive që burojnë nga sfida e integrimit europian të vendit, nuk bën gjë tjetër, veçse ndërton sulme dhe anatemime të pabazuara ndaj gjyqësorit dhe gjyqtarëve, në përpjekje për të transferuar koston politike dhe manipuluar opinionin publik për mospërmbushjen e detyrimit të tyre për një qeverisje më të mirë. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse shkatërron besimin e qytetarëve tek drejtësia, pa të cilin vështirë të besohet se mund të ndërtohet ndonjëherë aspirata për drejtësi sociale", thuhet në njoftimin e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Unioni, duke shprehur shqetësimin për akuzat ndaj gjyqësorit, thekson se “gjyqtarët kërkojnë nga politika, që, ashtu sikurse ata përballen çdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë deri dënime me burgime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve, trafikantët e drogës, etj, edhe politikanët të përpiqen t’i shërbejnë qytetarëve të tyre, jo nëpërmjet mohimit, por ndërtimit të një gjyqësori më efektiv dhe efiçient"./Start/
2011-11-19 12:11