United mposht Tottenham e rikthen kreun

Manchester United ka shënuar fitore 3-1 ndaj Tottenhamit në Old Trafford për të marrë kreun e tabelës së Premier Ligës.
Pas një pjese të parë pa gola, rezultati u thye me anë të një penaltie të shndërruar në gol nga Ryan Giggs në minutën e 58-të të takimit. Mbrojtësi i United, Patrice Evra u pengua në zonë nga mbrojtësi i Spurs, Assou-Ekotto.
Kapiteni i ekipit mysafir Ledley King barazoi pas 12 minutash (70'), por pas 10 minutash tjera Nani riktheu epërsinë për Djajtë e Kuq pas një asistimi të zëvendësuesit Federico Macheda. Vendasit fituan edhe një penalti tjetër të vonshme me Giggs që nuk doli huq as kësaj here, për t'i dhënë fitoren 3-1 kampionit në fuqi të Premier Ligës (86').
United me këtë fitore merr kreun e tabelës me dy pikë mbi Chelsean, që nesër pret në Stamford Bridge, Stoke Cityn. Tottenham në anën tjerët mund ta humbasë vendin e katërt nëse Manchester City shënon fitore ndaj Arsenalit në ndeshjen e mëvonshme që zhvillohet në Emirates Stadium.