Milani mposht Fiorentinën me gol të Pato
Milani fitoi 1-0 me skuadrën e Fiorentinës në stadiumin "San Siro" por pakkush kishte synim primar të mësonte rezultatin e ndeshjes. Tratativat e nisura prej kohësh për shitjen e Kaka' tek anglezët e Manchester City kanë sjellë një sërë protestash nga tifozët të cilët gjatë 90 minutave kanë kënduar kore për mbajtjen e brazilianit. Ndeshja e Milanit u vendos nga një gol i brazilianit Alexandre Pato në minutën e 7-të të takimit që me një diagonale të bukur mposhti portierin nga Firenze duke siguruar një fitore me vlerë për vendasit. Ndërkohë kjo ishte dhe ndeshja e debutimit të Beckham në "San Siro" ndërsa Milan shkoi në kuotën e 37 pikëve por duke ngelur prapë në vendin e 3-të të renditjes së Serisë A.Megjithatë ndeshja ka qënë e hapur dhe miqtë nga Firenze nuk kanë lëshuar terren por një vendim I Rossetit për një faull të Favallit ndaj Kapitenit Montolivo I ka dënuar.Në formacion për kuqezinjtë ka qënë holandezi Clarence Sedorf ndërkohë që ish Topi I Artë Ronaldinjo e ka nisur ndeshjen nga pankina.Në kampin nga Firence trajneri Cezare Prandelli ka pasur dy mungesa të rëndësishme dhe e ka nisur takimin pa Adrian Mutu dhe gardianin Sebastian Frey vendin e të cilit e ka zënë ish milanisti Storari.Drithërima e parë në San Siro vjen nga Fiorentina e cila në një aksion vertical me Santana -Gilardino Jovetic rrezikon portën kuqezi por Abiati del nga porta dhe ia rrëmben topin malazezit.Por Milani nuk demoralizohet dhe shumë shpejt që në minutën e 7-të do të gjejë golin me brazilianin Alexandre Pato I vili është treguar I zoti në stopimin e topit dhe ka nisur një diagonale të kalibruar mirë që prek në fillim shtyllën dhe më pas përfundon në rrjetë.Fiorentina nuk dorëzohet dhe në minutën e 14 është sërish malazezi Jovetiç I cili me një gjuajtje të fortë bën Abiatin të dridhet.Në minutën e 30 vjollcët kërkojnë penallti për n jë faull Brenda zonës të Favallit ndaj Montolivos por për arbitrin Rosseti nuk ka ndodhur asgjë.Edhe Beckham dëshiron të lërë shenjën e tij dhe pas një pasimi të Patos gjuan por gjen të gatshëm Storarin.Fiorentina edhe në pjesën e dytë ka pasur një rast të mirë ku është përsëri Jovetic që gjuan por ndalet nga Abbiati.Për tu shënuar përpara fërshëllimës është kartoni I kuq I Marek Jankulovskit.NJë garë e mirë për braziliani Alexandre Pato I cili pas dygolëshit në Olimpiko ndaj Romës I jep një trepikësh të çmuar Milanit në luftën për titull.Provë e mirë edhe për David Beckham I cili debuton me sukses në San Siro.Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 37 pikëve por ajo që I shqetëson më shumë është situate e brazilianit Kaka I cili mund të ketë luajtur mbrëme ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi.