E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë do të mblidhen në OKB

Liderët botërorë po mblidhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara. Sesioni i cili fillon të mërkurën, do të shënojë njëkohësisht vizitën e parë të Presidentit Obama në Kombet e Bashkuara si president.
Ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs, është shprehur se Obama do të paraqesë drejtimet e reja të politikës së jashtme amerikane në një fjalim që do të mbajë para Asamblesë.
Ndërkohë, më shumë se 90 krerë shtetesh pritet të marrin pjesë të martën në një samit mbi ndryshimin e klimës, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon. Negociatorët shpresojnë të bëjnë përparim rreth një traktati global për klimën, që qeveritë kanë në plan ta finalizojnë në një takim të muajit dhjetor në Danimarkë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›