E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Univers Reklama”, investim disa miliona euro në teknologji



Kompania “Univers Reklama” prezantoi dje investimin e saj më të fundit tek mbikalimi i ri i Rinasit, një godinë të re 3-katërshe me një sipërfaqe totale rreth 5000 m2, e ndërtuar sipas kushteve bashkëkohore. Ky investim i cili kap vlerat e disa milionave euro, përmbledh teknologjinë të fundit në botën e reklamave. Në ceremoninë e djeshme administratori i kompanisë, Mirel Salija, tha se kjo kompani ofron shërbim për 15 mijë klientë, ndërsa tashmë ajo do të ketë në dispozicion teknologjinë më të fundit. “Në 5 mijë metrat katrorë, përmblidhet zëri i fundit i teknologjisë, gjithçka e kompjuterizuar. Ne tashmë jemi të gatshëm të ofrojmë më të mirën. “Teknologjia jonë respekton madhështinë tuaj”. Kjo është motoja e “Univers Reklama”. Ne i ftojmë të gjithë bizneset që së bashku të gjejmë më të mirën, për të kthyer ëndrrën në realitet. I premtojmë se sfidat do të jenë të përbashkëta”, - tha në këtë promovim Mirel Salija, administrator i “Univers Reklama”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›