Rivaliteti per dashuri, vellezerit moren peng 19-vjecarin
Dy te rinj nga fshati Lazarat i rrethit te Gjirokastres u akuzuan per pengmarrjen e nje 19-vjecari pas rivalitetit per nje vajze nga qyteti. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "Gerhot" ku banonte edhe i demtuari me inicialet S. K, qe beri denoncimin ne komisariat. Policia ndaloi te dyshuarin 21-vjecar, Proletar Hallaci, ndersa shpalli ne kerkim vellane e tij Abdurahman Hallaci, nen akuzen e heqjes ne menyre te paligjshme te lirise. Ngjarja ka ndodhur me 15 dhjetor te vitit te kaluar ne lagjen ku dhe i demtuari S. K., banonte, ndersa eshte thirrur ne takim nepermjet telefonit nga dy vellezerit. Pasi e kane marre ne makine, dy lazaratasit e kane kercenuar me jete qe te hiqte dore nga vajza, dora e te ciles pretendohej nga te dyja palet.