Universitet, dy formulat për fituesit
23/06/2011 Procedura e llogaritjes së rezultatit final, pesha që do të kenë notat e provimeve të detyruara sipas profileve
Kushtet për maturantët e vjetër. Nis sot hartimi i testeve për lëndët me zgjedhje.
Pesë janë komponentët që do të përfshihen në llogaritjen e pikëve finale për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në universitetet publike gjatë vitit të ardhshëm akademik. Në varësi të kërkesave për studime që do të ketë kandidati, do të ndryshojnë edhe formula e llogaritjes së rezultatit final të maturës, me të cilin maturantët hyjnë në garën e konkurrimit. Formula tradicionale e llogaritjes do të jetë e ndryshme për degët që krahas provimeve të detyruara dhe ato me zgjedhje, kanë vënë kritere të veçanta pranimi, siç është konkursi. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të dyja formulat që do të përdoren për selektimin e fituesit e rinj që do të pranohen në auditorët publikë gjatë vitit të ardhshëm akademik. Megjithatë, për t’u bërë pjesë e kësaj gara, maturantët e rinj dhe ata të vjetër duhet të dinë se në këtë proces përfshihen vetëm ata që kanë arritur të marrin nota kaluese në të katër provimet e maturës. Në të kundërt rrezikojnë që këtë vit të mbeten pa shkollë të lartë, pasi heqja e sezonit të vjeshtës i detyron të presin vitin pasardhës për të dhënë dhe një herë tjetër testimet ku kanë rezultuar mbetës.
Pesha e notave
Notat e provimeve të detyruara do të kenë një peshë të veçantë në përzgjedhjen e fituesve. Për shkollat e profilit të përgjithshëm natyror dhe atij shoqëror secili nga dy provimet e detyruara do të ketë 20 për qind të peshës në nxjerrjen e rezultati final. Ndërsa për profilet e tjera të shkollave kjo përqindje do të jetë e ndryshme në varësi të profilit. Sipas ekspertëve të arsimit, rezulton se formula e përgjithshme ndryshon pak për rastin e shkollave socialkulturore dhe profesionale. Në rastet kur maturanti ka mbaruar këto lloj shkollash, marrin pjesë dhe koeficientet KD1 dhe KD2. Këta koeficiente nuk janë gjë tjetër veçse përqindja (pesha) që zënë lënda e letërsisë (D1) dhe e matematikës (D2) në formulë. Për shkollat e mesme profesionale, provimi i detyruar letërsi zë 15 për qind të peshës, ndërsa provimi i detyruar Matematikë zë 25 për qind, të peshës. E kundërta ndodh për shkollat e mesme social kulturore ku letërsia zë 25 për qind të peshës dhe matematika 15 për qind të peshës. Për të gjitha llojet e shkollave të tjera, pesha e secilit provim është 20 për qind dhe për këtë arsye ato nuk shfaqen në formulën e thjeshtë të paraqitur më sipër. Ndërsa në rastet kur kandidatët duan të vijojnë studimet e larta në degë që realizojnë konkurse, si arkitektura, edukimi fizik, artet, pedagogji e specializuar etj., formula e llogaritjes së pikëve merr parasysh edhe rezultatet e konkurseve sipas peshës së tyre. Këto konkurse pritet të zhvillohen gjatë muajit gusht, sipas datave që do të përcaktojnë vetë fakultetet përkatëse.
Gara për maturantët e vjetër
Garës për pranimet në shkollat e larta gjatë këtij viti pritet t’i nënshtrohen me dhjetëra kandidatë që gjatë vit të mëparshëm nuk arritën të siguronin një të drejtë studimi. Për këta të fundit që kanë hyrë në garën e konkurrimit duke mbartur rezultatet e arritura në vitet kur kanë dhenë provimet me zgjedhje, pohohet se në përllogaritjen e rezultatit të ri do të përfshihen koeficientet e miratuara nga Ministria e Arsimit gjatë këtij viti dhe jo të mëparshmit. Tashmë janë detajuar të gjithë koeficientet, si të llojit të shkollës së mesme, ashtu dhe ato të degëve të fakulteteve që do të përfshihen në llogaritje.
Treguesit e rezultatit
D1 – është nota e shkallëzuar e provimit të parë të detyruar (letërsi);
D2 – është nota e shkallëzuar e provimit të dytë të detyruar (matematikë);
Z1 – është nota e shkallëzuar e provimit të parë me zgjedhje;
Z2 – është nota e shkallëzuar e provimit të dytë me zgjedhje;
MES – është nota mesatare e marrë nga Formulari A-2;
KSH – është koeficienti i shkollës (i pari në treshen e koeficienteve);
KZ1, KZ2 – janë koeficientet e lëndëve me zgjedhje (i dyti dhe i treti në treshen e koeficienteve);
KD1 dhe KD2 – janë dy koeficient të vendosur me udhëzimin e ministrit të Arsimit për shkollat e përgjithshme, shoqërore e natyrore, si dhe profesionale dhe socialkulturore.
Rezultatet që duhen fituar
Llogaritja e pikëve për secilin maturant bëhet sipas profilit të shkollës së mesme dhe preferencave të tij për programe të ndryshme studimi. Maturanti që dëshiron të vazhdojë studimet e larta, duhet të ketë fituar 5 rezultate, ku përfshihen nota mesatare e 4 ose 5 vjetve të studimit në shkollën e mesme, dy nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, letërsi dhe matematikë, si dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Duke iu referuar këtyre rezultateve dhe koeficienteve të përcaktuar mbi shkollën dhe degën, nxirret dhe rezultati final i pikëve, me të cilat hyhet në garën e konkurrimit.
Ngujimi për testet me zgjedhje
Nis sot ngujimi i ekspertëve të maturës që do të merren me hartimin e testeve finale që maturantët do të plotësojnë për dy provimet me zgjedhje, që do të zhvillohen më 30 qershor. Ndryshe nga dy provimet e detyruara, për lëndët me zgjedhje janë ngujuar një numër shumë herë më i madh ekspertësh, të cilët, të ndarë në grupe për 17 lëndët që janë në listën e provimeve, do të përzgjedhin nga fondi i pyetjeve 20 kërkesat finale që maturantët do të plotësojnë. Hartimi i këtyre tezave pritet të bëhet nën masa të rrepta sigurie jo vetëm nga kamerat, por dhe nga policia.