Bode: Rishikim i taksave për mënyrën e vjeljes
23/06/2011 Konferenca e përbashkët me FMN. Bell: Shqipëria i bëri ballë krizës
Rishikim të taksave për të bërë të mundur vjeljen e tyre nga agjentët tatimorë. Politika fiskale do të bazohet pikërisht mbi administrimin sa më të mirë të taksave, për të arritur objektivat e qeverisë duke përjashtuar një rritje të taksave. Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë konferencës së përbashkët me shefin e misionit të FMN-së Gerwin Bell, dhe guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani, theksoi se përpos rekomandimit të ndërkombëtarëve për rritje të taksave, nuk parashikohet një gjë e tillë. “Të gjithë rregullimet e nevojshme buxhetore mund të vijnë brenda kuadrit fiskal aktual, pra të mos kemi rritje të taksave. Është e domosdoshme që një sërë taksash, jo ato kryesore, të rishikohen nga pikëpamja e praktikave të lehta për vjeljen e tyre, ç’ka do të krijojnë mundësinë për një administrim më eficient, janë taksa që vilen nga agjentë të tjerë tatimorë dhe jo nga administrata fiskale”, - tha Bode.
Rekomandimet e FMN-së
Në përfundim të misionit të tij, FMN-ja vlerësoi se “ekonomia shqiptare i bëri krizës globale të vitit 2009 ishte ndër të paktat vende që nuk pësoi rënie të prodhimit të brendshëm”. Shefi i këtij misioni Gerwin Bell rekomandoi uljen e shpenzimeve në gjysmën e dytë të vitit. Aktualisht, borxhi publik i Shqipërisë është në nivelin e 59% të PBB-së. Sipas Bell, kjo shifër është shumë pranë nivelit të alarmit 60% dhe këshilloi që të vijojë të ulet deri në 50% të PBB-së. Bell vlerësoi rishikimin e buxhetit, por ka theksuar që “planifikimet e buxhetit të bëhen në fillim të vitit”. Sipas tij, nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme duhet që të rriten taksat, si ajo e sheshtë që mund të shkojë në 12 deri 15%.
Rritja ekonomike
Përfaqësuesi i FMN-së tha se rritja e ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2011 do të jetë 2,7%. Ndërsa parashikimi i qeverisë është për një rritje ekonomike prej 5 për qind. Diferencën mes parashikimeve të FMN –së ministri Bode e sqaroi duke bërë krahasim me dy vitet e fundit. Parashikimi i FMN-së në 2009 ishte 0.8% në një kohë që u arrit 3.3%. “Pra, ndryshon me 4 herë. Vitin e kaluar programi i FMN-së ishte rreth 2%, kur rritja shkoi në 4%. Kjo nuk është çështje konkurrence. Është krejt normale që variantet dhe këndvështrimi i Fondit, sikurse e patë është më konservativi, më pesimisti. Ne duhet të marrim masat më ekstreme për të garantuar atë stabilitet, që na ka nxjerrë në dritë në këtë periudhë”, - tha Bode. Gjithsesi, sipas ministrit, rritja ekonomike dyshifrore nuk u arrit sepse “ekonomia jonë nuk është më e izoluar, globalizmi ka influencën e vet dhe ekonomia jonë vijon të rrisë nivelin e shkëmbimit, blerjeve dhe shitjeve në tregjet rajonale”.
Rishikimi i buxhetit
Rishikimi i buxhetit, sipas Bodes, do të bazohet në kërkesën e FMN-së për shkurtim të shpenzimeve rreth 20 miliardë lekë. “Për rishikimin e buxhetit të viti 2011 shifrat janë rreth 20 miliardë lekë, për të mbajtur atë objektiv që ne kemi deklaruar për të mos rritur deficitin këtë vit, në nivelin 3.5% të PBB-së”, - tha Bode. Sipas tij, rritja e pagave dhe pensioneve do të bëhet edhe këtë vit, por masa nuk do të jetë sa ajo e viteve të kaluara. “Sado impresionuese që të jenë modelet virtuale, në fund të fundit duhet gjykuar mbi realitetet. Sigurisht që ka hapësira dhe marzhe për të vepruar mbi këtë realitet konkret për të arritur qëllimin. Dhe ne do të veprojmë kështu”, - deklaroi Bode. Rishikimi i buxhetit ka nisur të bëhet në mes të vitit që prej 2006-ës, duke reflektuar sipas ministrit, programimet optimiste, të pritshme me zhvillimet e tregjeve rajonale e ndërkombëtare. “Këto korrigjime janë të detyrueshme sepse nuk është vetëm rritja ekonomike. Ne po shkojmë drejt projekteve më konservative. Ky nuk është aspekti më i mirë, por përballë kushteve të tilla mendoj që një qasje më realiste është e domosdoshme të zbatohet”, - tha ministri i Financave. Për të menaxhuar borxhin qeveria ka si objektiv projektet e investimeve publike, me afat të gjatë maturiteti dhe norma të ulëta interesi.
BSH: Duhet reduktim i borxhit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se zhvillimet financiare kanë treguar stabilitet dhe premtojnë rritje ekonomike. Sipas Guvernatorit, ekonomia jonë pritet të mbetet në një terren pozitiv të rritjes, por duhet një reduktim i borxhit. “Qëndrueshmëria afatgjatë e financave publike përbën një parakusht për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Duke mbetur të bindur se ekonomia shqiptare do të përfitonte në terma afatmesëm dhe afatgjatë nga reduktimi i borxhit publik, ne kemi inkurajuar dhe mbështetur të gjitha masat e marra për këtë qëllim. Gjykojmë se kjo filozofi duhet të qëndrojë në bazë të rishikimit të pritur të buxhetit për vitin 2011, por edhe të projekteve afatmesme e afatgjata të financave publike”, - nënvizoi Fullani.