“Bllokohen” festivalet ndërkombëtare, ministria ska fonde
23/06/2011 Organizatorët e “Festivalit të Butrintit” dhe “Albania Dance Meeting”: Festivalet rrezikojnë të mos realizohen. Ministria ende pa përgjigje zyrtare. Fondi për projektet e 2011-ës i paçelur
Fondet nuk janë çelur ende, por për më tepër nuk kanë filluar as aplikimet për projektet artistike të mbështetura nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Konkursi për projektet e 2011-ës nuk është çelur dhe një pjesë e mirë e projekteve të vitit të shkuar nuk kanë marrë fondet e premtuara.
Për këtë arsye, festivalet kryesore që mbahen gjatë sezonit turistik rrezikojnë të dështojnë dhe të mos mund të mbahen as edhe në një sezon më të vonë.
Në Ministrinë e Kulturës, e cila duket se është ende e paralizuar dhe pa një ministër kulture (Ferdinand Xhaferaj dha dorëheqjen dhe kandidoi si kryetar bashkie për Durrësin), nuk ka një përgjigje të saktë dhe zyrtare se çfarë do të bëhet me këto festivale dhe nëse do të mbështeten apo jo.
Për këtë arsye organizatorët e “Festivalit të Butrintit” dhe “Albania Dance Meeting”, respektivisht Alfred Bualoti dhe Gjergj Prevazi, kanë vendosur të dalin para medies për të sensibilizuar opinionin për gjendjen e krijuar dhe “për të shprehur një moment shqetësues”. Disa kohë më parë, ata menduan të shtynin këto aktivitete që tradicionalisht mbahen gjatë verës, për në shtator, por tanimë duket se as shtatori nuk është premtues.
“Nuk mundëm të realizonim në kohën e duhur edicionin e sivjetshëm të këtyre evenimenteve dhe kjo bëri që të shtynim realizimin e aktiviteteve tona me shpresë dhe bindje se në shtator, edhe pse nuk përkon me muajt e turizmit do të mund t’i realizonim”, shprehen ata, duke pohuar se janë në vështirësi për t’i realizuar qoftë edhe në shtator.
“Ministria e Kulturës nuk e ka hapur ofertën për të pranuar aktivitete. Ne kërkojmë realizim sa më profesional të tyre. Jemi përpjekur vit pas viti të japim një përgjigje profesionale duke sjellë trupa sa më profesionale. Në kushtet e mungesës nuk mund të jemi në gjendje të përgjigjemi profesionalisht e të krijojmë marrëdhënie të përgjegjshme me kompanitë private. Për më tepër në MTKRS nuk janë hapur ende as aplikimet. Dëshira për t’u integruar në strukturën evropiane nuk mund të arrihet duke u integruar në një drejtim e jo në një tjetër”, vërejnë artistët, ndërsa cilësojnë se festivalet që organizohen prej tyre operojnë me shifra 3-4 herë më të ulëta se festivalet në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi apo edhe në Kosovë.
“Megjithatë, kemi arritur të futemi në axhendën e aktiviteteve të rëndësishme në rajon. Festivalet janë një moment i rëndësishëm dhe kanë ndikim shumë të madh, qoftë në raport me shijet dhe edukimin e publikut”, thotë organizatori i Festivalit Teatror të Butrintit, Alfred Bualoti. Ndërkohë që bën të ditur se Festivali i Butrintit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sarandës, nuk jep shifra konkrete për numrin e spektatorëve që e kanë ndjekur festivalin një vit më parë, apo për vlerën reale të buxhetit të Festivalit. Ajo që thotë Bualoti është se MTKRS-ja e ka mbështetur festivalin në masën 30-40 për qind të buxhetit total, kurse Bashkia e Sarandës me vlerën qesharake prej 200 mijë lekësh, shifër që sipas Bualotit nuk do koment.
Të pyetur se mbase ka ardhur koha që artistët dhe organizatorët e festivaleve të mos i hedhin sytë vetëm nga shteti kur vjen puna për mbështetje financiare, Bualoti dhe Prevazi e quajnë këtë gjë jo thjesht të vështirë, por gati krejt të pamundur.
“Është çështje zgjedhjeje. Ne kemi zgjedhur formatin evropian të organizimit të eventeve, jo atë anglo-sakson. Pra, të financohemi nëpërmjet taksave të taksapaguesit shqiptar. Në një vend si yni në zhvillim, s’mund t’i kërkosh kulturës ç’bën për t’u hedhur në tregun e lirë. Nëse një privat nuk ka interesa publicitarë në një event, nuk ofrohet. Rëndësinë këtij eventi duhet t’ia japin ata institucione që paguajnë.
Duke rritur vlerën e festivalit, rrisin edhe interesin e biznesit. Gjërat ecin paralelisht”, shprehet koreografi Gjergj Prevazi, organizator i “Albania Dance Meeting”.
Duke folur konkretisht për festivalin e organizuar prej tij ai nënvizon se deri më tani janë organizuar pesë festivale dhe një vit më parë janë prezantuar 22 shfaqje. “Përgjigja ndaj këtij aktiviteti ka qenë ulja e buxhetit. Jemi trajtuar me 18 milionë e gjysmë lekë të vjetra, të cilat akoma s’i kemi marrë të gjitha. Një donacion më i madh ka qenë ai i Bashkisë së Durrësit. Duhet të kuptojmë një gjë esenciale. Komuniteti artistik i kërkon ministrisë paratë e veta. Është buxhet i bllokuar. Duhet të sensibilizojmë opinion publik që buxheti të zhbllokohet. Pyetjet që duhen shtruar janë: Pse nuk janë hapur aplikimet për 2011-ën? Ka apo jo buxhet? Me sa dimë ne buxheti është ndarë. Ndërkohë ende nuk është krijuar dhe nuk funksionon Qendra e Artit. Në 20 vjet në Shqipëri nuk është krijuar një institucion arti, nuk ka një ligj për kompanitë indipendente. Nëse s’marrim përkrahje nga shteti jemi të dorëzuar. Jemi pjesë e kësaj skeme organizimi”, përfundon Prevazi.
Të paktën dy vitet e fundit, konkursi për projekte artistike është çelur me vonesë, por këtë vit situata është tërësisht në amulli.
Janë disa festivale tradicionale si “Festivali i Butrintit”, “Albania Dance Meeting”, Festivali i Teatrit “Skampa”, Festivali i Filmit në Durrës apo Festivali i Orkestrave Frymore, të cilat organizohen gjatë muajve të verës në qytete turistike dhe janë lidhur ngushtësisht me sezonin turistik. Së shumti, ato e bazojnë një pjesë të mirë të organizmit në mbështetjen me fonde nga MTKRS-ja.
Reagon ministria: Vonesat për shkak të ristrukturimit
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e justifikon mungesën e mbështetjes ndaj këtyre festivaleve me reformat që do të implementohen së shpejti. Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Artit pranë MTKRS-së, Nikolla Lena, ka dalë me një deklaratë për shtyp ku ka folur për ristrukturimin e politikave kulturore. Ai ka vërejtur se është ky ristrukturim që mund të ketë shkaktuar edhe ndonjë vonesë “që do të korrigjohet shumë shpejt sapo sistemi i ri të futet në veprim”. “Ky është një sistem i domosdoshëm dhe bashkëkohor në përputhje me praktikat më të përparuara evropiane”; vëren Lena, ndërsa flet për ngritjen e tre institucioneve të reja: Teatrin e Komedisë, Qendrën e Artit dhe Kulturës, si edhe Cirkun Kombëtar. Kështu ai bën të ditur se funksionimi i Teatrit të Komedisë do të nisë brenda qershorit dhe deri në vjeshtë të këtij viti përfundon dhe ngritja e Qendrës së Artit dhe Kulturës. Ndërsa në të njëjtën kohë po punohet edhe për Cirkun. “Ligji fondin e vënë në dispozicion për projektet kulturore dhe artistike ia delegon të drejtën për mbështetjen e projekteve me aplikim nga shoqatat dhe personat fizikë e juridikë vendas dhe të huaj, Qendrës së Artit dhe Kulturës dhe jo MTKRS. Ndërsa fondi financiar për institucionet e varësisë dhe ngjarjet e mëdha jubilare kombëtare do të administrohet dhe do të zbatohet nga vetë ministria”, vijon Drejtori i Politikave të Artit në Ministri, Lena. Ai bën të ditur se Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka për qëllim “të mos shkelë në radhë të parë shanset e barabarta për të gjithë artistët, krijues apo interpretues dhe të jetë e paanshme dhe transparente në mbështetjen që u bën projekteve të ndryshme”.
“Nisur nga disa vërejtje të bëra sidomos në drejtim të shumë festivaleve, të cilat janë shtuar në sasi, por shpesh nuk japin impaktin e kërkuar apo mangësi të vëna re gjatë këtyre viteve në lidhje me mbështetjen e projekteve artistike, MTKRS në zbatim të ligjit do të rishikojë edhe politikat e mbështetjes se këtyre festivaleve, mbi kritere të standardizuara me ato evropiane”. Ngritja e Qendrës së Artit dhe Kulturës dhe funksionimi i një bordi për secilën fushë, sipas ligjit do të bëjë të mundur sipas tij, gjykimin sa më transparent se cilat do të jenë festivalet që do të mbështeten nga Qendra e Artit në përputhje me politikat e MTKRS-së dhe se cilat do të jenë kriteret për mbështetjen e çdo shoqate, mënyra e aplikimit konform standardeve që kërkon koha, monitorimi i aktiviteteve, konflikti i interesave etj. Lena thotë se ministria ka marrë të gjitha masat që institucionet artistike të vihen në dispozicion të publikut për periudhën e sezonit turistik, duke përgatitur edhe kalendarët e turneve të tyre në qytetet turistike. Ai përmend për këtë gatishmërinë e disa shoqatave të të rinjve artistë që do të organizohen gjatë sezonit turistik me veprat e tyre, duke mundësuar mbështetjen nga bashkitë e rretheve apo donatorë të tjerë.