Universitetet 4135 vende bosh, si do te plotesohen Luljeta Ndoka
Plot 4135 kuota te parealizuara kane mbetur ne te gjithe universitetet e vendit. Lajmin e ben te ditur Ministria e Arsimit dhe e Shkences, e cila ka treguar edhe menyren se si do te realizohen keto kuota, te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave. Kesisoj, per te gjithe ata maturante, te cilet nuk arriten qe te aplikojne per ne universitete, apo te tjere qe ngelen ne provimet e sesionit te pare te matures, por i moren ne te dytin, ekziston edhe nje mundesi per te mos e shkuar kot nje vit akademik. Nga ana tjeter, kete shans do ta kene edhe ata maturante, te cilet i kane kryer studimet e shkolles se mesme jashte shtetit, por per arsye financiare kerkojne qe te kthehen ne Shqiperi, dhe, ky fenomen eshte shtuar se tepermi kohet e fundit. Kjo kategori do te mund te behet pjese e aplikimeve per ne universitete, nepermjet formularit A3 qe pritet te publikohet se shpejti. Sipas burimeve nga Agjencia Kombetare e Provimeve, te gjithe ata femije emigrantesh qe kthehen per te jetuar ne Shqiperi, do te mund te plotesojne formularin A3, ne menyre qe te mos e humbasin nje vit akademik. Kushti kryesor eshte qe provimet e tyre te matures te konvertohet sipas sistemit tone, pra ne 4 provime me detyrim dhe me zgjedhje. Sipas vendimit te miratuar nga qeveria dhe MASH, kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga MASH ne baze te propozimeve te universiteteve, vetem per ato programe studimi ku nuk cenohet parimi i "Merites". "Shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te Formularit te ri te aplikimit A3 (raundi i dyte) sipas preferencave te kandidateve. Kane te drejte te plotesojne Formularin A3 te gjithe kandidatet, te cilat kane aplikuar me Formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve", - thuhet ne vendim. Mbi bazen e vendeve vakante nga faza e regjistrimit paraprak do te perpilohet edhe lista e fituesve perfundimtare. Gjate ketyre diteve pritet qe MASH te beje publike edhe vendet bosh per fazen e dyte, nderkohe qe lista perfundimtare e fituesve do te shpallet me 1 tetor. Kete vit, MASH ka vendosur qe vendet bosh te plotesohen deri ne daten 8 tetor kur nis viti i ri akademik, ne menyre qe studentet te mos e fillojne me vonesa procesin mesimore. Gjithsesi, mbetet per t'u pare se cilat do te jene afatet e aplikimit me Formularin A3. Sa i perket deshmise per njohjen e gjuhes shqipe, duket se kjo do te anashkalohet, pasi nuk do ta japin. Ne vitet e meparshme, dhenia e provimit te Gjuhes Shqipe ishte kriter.