Ibrahimi: Gjermania, rritje e besimit ne tregun shqiptar Intervistoi Mimoza Kelmendi
Me 2 Tetor mbushen 25 vjet nga vendosja (zyrtarisht) e marredhenieve diplomatike gjermano-shqiptare. Marreveshja mes dy vendeve u arrit si rezultat i protokollit te perbashket, nenshkruar ne Tirane, me 15 shtator 1987. Ne cfare pozicioni eshte sot Gjermania ne krahasim me vendet e tjera ne BE per sa i perket rolit te saj ne Shqiperi dhe per Shqiperine ne rrugen drejt BE-se?
Megjithese kane kaluar vetem 25 vjet, duken sikur flasim per dy epoka historike te ndryshme dhe shume te largeta nga njera tjetra. 25 vjet me pare mes dy vendeve diskutohej vendosja e marredhenieve diplomatike, te cilat ishin kushtezuar deri atehere mbi baza ideologjike apo perfitime ekonomike. Ndersa sot, marredheniet mes dy vendeve jane marredhenie te hapura e te shkelqyera miqesore, marredhenie partneriteti, bashkepunimi dhe interesi reciprok. Gjermania eshte nje vend mik, nje vend qe prej me se 20 vjetesh ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem, fillimisht per rimekembjen e vendit pas renies se komunizmit dhe me pas per zhvillimin e qendrueshem te tij. Duke mos e ekzagjeruar aspak, mund te them se shqiptaret i jane mirenjohes Gjermanise per ate cka ajo ka bere ne keto 20 vjet, per kontributin ne rimekembjen e jetes ekonomike e sociale te Shqiperise. Gjermania eshte nje prej donatoreve kryesore te Shqiperise, qe ne keta 25 vjet e ka mbeshtetur vendin tone me mbi 1 miliarde euro, duke kontribuar direkt apo indirekt ne zhvillimin e vendit dhe arritjen e standardeve te nevojshme per nje anetaresim te ardhshem ne BE. Gjithashtu edhe niveli i shkembimit te vizitave te ndersjella e shpreh me se miri kete bashkepunim te shkelqyer. Te gjithe zyrtaret e larte te Shqiperise e kane vizituar Berlinin ne keta tre-kater vitet e fundit. Ministrat e Jashtem te Shqiperise ne menyre te vazhdueshme vijne per vizita zyrtare apo pune ne Gjermani. Nje numer i madh ministrash kane vizituar Berlinin apo lande te tjera te Gjermanise. Po keshtu Kryetari i Bundestagut gjerman, Ministri per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillim dhe nje numer zyrtaresh te tjere te larte gjermane, kane qene se fundmi ne Shqiperi. Bashkepunimi nderparlamentar eshte institucionalizuar tashme me vizita te ndersjella te grupeve parlamentare te miqesise. Edhe vizitat ne nivele ekspertesh te fushave te ndryshme jane te panumerta.
Sa eshte prezente Shqiperia ne kuptimin jo vetem diplomatik, por edhe me gjere ne Berlin?
Me duhet te them se, nuk eshte aspak e lehte te jesh prezent ne Berlin, ne kryeqytetin e nje prej vendeve me me shume peshe ne arenen evropiane dhe ate boterore. Te gjitha vendet dhe te gjitha perfaqesite diplomatike rezidente ne Berlin kerkojne vemendjen maksimale te Berlinit zyrtar, por per marrjen e saj ndikojne nje sere faktoresh, si interesi i drejtperdrejte i vete Berlinit, koniunkturat evropiane apo ato globale, mbeshtetja qe vete Berlini kerkon per iniciativat e tij, e shume e shume te tjera. Pra, me pak fjale, konkurrenca per te qene prezent eshte shume e madhe. Sigurisht edhe Shqiperia, nder vite perpiqet te forcoje dhe zgjeroje se me shume te jete e mundur bashkepunimin dypalesh dhe te rrise prezencen e saj ne Berlin dhe ne te gjithe Gjermanine. Por, duhet te jemi racionale dhe realiste, pasi marredheniet ndermjet dy vendeve ne me te shumten e rasteve jane sa reciproke aq edhe proporcionale me interesat e ndersjella. Me kenaqesi konstatoj se prezenca e Shqiperise ne Berlin, ne keta 25 vjet ka ardhur duke u rritur. Fillimisht ne Bonn, me nje perfaqesim modest dhe sot me nje perfaqesim dinjitoz dhe bashkepunues ne shume fusha me interes te ndersjelle, perfshire dhe ate te sigurise. Si anetare e NATO-s, perfaqesia aktuale ne Berlin ka nje peshe specifike me te madhe se ate te perpara disa viteve. Shqiperia ben perpjekje maksimale per te qene prezente ne panairet me te medha te Gjermanise, me impakt nderkombetar, si ai i Burses se Turizmit ne Berlin, Javes se Gjelber ne Berlin, panairit te librave ne Leipzig dhe Frankfurt, etj. Ne tre vitet e fundit jane organizuar minimalisht dy konferenca ne vit per bashkepunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve. Pra, proporcionalisht me mundesite e saj aktuale, Shqiperia eshte prezente ne Berlin.
Cilat jane disa nga sektoret me te rendesishem te bashkepunimit gjermano-shqiptar qe ka dhene edhe rezultate konkrete? Sa interes ka per investitoret gjermane Shqiperia?
Bashkepunimi Shqiperi-Gjermani ka evoluar ne vite dhe sot ne flasim per nje rritje te interesit te biznesit gjerman per investime apo bashkepunim tregtar me Shqiperine. Vetem ne tre vitet e fundit, u nenshkruan dhe kane hyre ne fuqi dy marreveshje shume te rendesishme: ajo e shmangies se taksimit te dyfishte, me nje impakt te drejtperdrejte pozitiv per biznesin e te dy vendeve; si dhe marreveshja per transportin detar. Nderkohe qe, prej vitesh eshte ne fuqi marreveshja e perbashket per mbrojtjen dhe nxitjen e ndersjelle te investimeve. Sigurisht vemendja jone kryesore aktualisht eshte e orientuar tek rritja e bashkepunimit ekonomiko-tregtar dhe marrja e mbeshtetjes se Gjermanise per procesin e integrimit evropian te vendit. Por, kjo nuk do te thote aspak se neglizhohen fushat e tjera te bashkepunimit, si per shembull: ajo kulturore e arsimore, per te cilen po punojme me palen gjermane per arritjen e nje marreveshje kuader; bashkepunimi konsullor, per te cilen po punojme per lehtesimin e procedurave te legalizimit te dokumenteve te qytetareve te dy vendeve; shendetesia, ku kemi nje angazhim konkret te pales gjermane per zgjerimin dhe thellimin e bashkepunimit ne kete fushe; fushen e sigurise e mbrojtjes; etj. Numri i kompanive gjermane prezente ne Shqiperi eshte gjithmone ne rritje. Interesi i qytetareve gjermane per te njohur dhe vizituar Shqiperine, si turiste sezonale apo si turiste te interesuar per kulturen dhe historine e vendit, ka ardhur duke u rritur ne keto tre vitet e fundit. Eshte e rendesishme te theksohet se ka nje rritje te besimit ne tregun shqiptar, i cili po perkthehet cdo dite ne veprime dhe rezultate konkrete.
Sa afer eshte Shqiperia me Gjermanine, pra a po punohet nga institucionet shqiptare qe qytetari gjerman te dije me shume per Shqiperine dhe shqiptaret, si p.sh: per historine dhe kulturen shqiptare, per turizmin, natyren e ketij vendi?
Sigurisht qe eshte punuar dhe punohet gjithmone dhe ne kete drejtim. Sic e thashe dhe me pare, po punojme dhe po realizojme, ne bashkepunim dhe koordinim te ngushte me Shoqaten Ekonomike Gjermani-Shqiperi dhe institucione te tjera gjermane, dy konferenca ekonomike ne vit. Me ane te ketyre konferencave dhe takimeve te drejtperdrejta te biznesit te dy vendeve, synojme te realizojme promovimin e burimeve tona natyrore dhe potencialeve dhe vlerave qe paraqet Shqiperia dhe tregu shqiptar per investitoret apo biznesin gjerman. Aktivitete apo vizita te ndryshme, te mbeshtetura apo te organizuara nga Ambasada, kane synuar qe qytetari gjerman te mesoje me shume per Shqiperine, historine, kulturen, traditat, si dhe potencialet turistike te saj. Gjate ketij viti, me iniciative te Ambasades sone dhe asaj te Kosoves, organizuam nje tur me rreth 15 gazetare gjermane, te cilet pershtypjet e tyre i kane paraqitur me se miri ne disa te perditshme apo radio-televizione gjermane. Po keshtu, televizioni bavarez shoqeroi nje grup prej 300 ciklistesh qe vizituan para pak javesh qytetin e Sarandes. Gjithmone e me shpesh, Shqiperia eshte prezente ne shtypin e shkruar dhe ate audioviziv, me nota dashamiresie dhe shume pozitive. Kete vit, kam marre shume letra e mesazhe elektronike nga qytetare te ndryshem gjermane, te cilet pasi kane vizituar Shqiperine, me kane shprehur opinionin e tyre shume pozitiv mbi vlerat mikpritese dhe potencialet turistike te vendit, sigurisht duke bere dhe verejtje miqesore per aspekte, per te cilat ne jemi te ndergjegjshem qe duhen adresuar sa me mire, ne menyre qe ne nje te ardhme te afert, te kemi vemendjen sa me te madhe te mundshme te turisteve gjermane.
Ju perfaqesoni Shqiperine ne nje vend qe cilesohet si zemra apo motori i Bashkimit Europian. Si e ndjeni ju kete pergjegjesi dhe privilegj njekohesisht?
Pyetje e veshtire, ashtu si edhe pozicioni i nje ambasadori te akredituar ne Gjermani. Eshte privilegj per cdo diplomat qe ka shansin qe, njehere ne jete, te perfaqesoje vendin e tij ne Gjermani, por njekohesisht eshte edhe pergjegjesi shume e madhe.
Ky pervjetor perkon me 100 vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar. A do te kete rastin ndonje nga personalitetet me te larta gjermane ta vizitoje Shqiperine me kete rast?
25 vjetori i marredhenieve diplomatike perkon dhe me 100 vjetorin e pavaresise, nje ngjarje e shenuar kjo per Shqiperine dhe shqiptaret, kudo qe ndodhen. Sigurisht qe kjo ngjarje do te kete vemendjen maksimale te strukturave shteterore shqiptare, perfshire dhe Ambasaden ne Berlin, por edhe te shume shoqatave shqiptare qe jane te organizuara ne Gjermani apo organizata te tjera gjermane. Lidhur me vizitat e mundshme zyrtare, mund t'ju them me plot gojen se realisht ka nje deshire te madhe te personaliteteve gjermane per te vizituar Shqiperine dhe vecanerisht te Kancelares dhe Ministrit te Jashtem. Jemi ne kontakt te vazhdueshem me institucionet dhe stafet perkatese per te gjetur hapesiren e duhur kohore dhe po punojme per realizimin e vizitave ne Tirane.