Grate socialiste te Sarandes, kunder Rames: Terror per zgjedhjet
Grate socialiste te Sarandes shperthejne kunder kryetarit te tyre, Edi Rama. Sipas tyre, procesi i zgjedhjes se kryetares se Forumit te Gruas eshte manipuluar, pasi ne lista munguan emrat e 500 grave, anetare te Partise Socialiste. Kjo mjaftoi qe dhjetera gra te njohura te deges se PS-se ne Sarande, te japin doreheqjen nga kjo parti. "Eshte turp per qytetin e Sarandes, ku organizata e gruas ka qene mbeshtetja me kryesore. Prandaj z. Rama duhet te me degjoje edhe mua. Jam me e vjeter sesa z. Rama ne PS, kam kontribute shume me teper dhe me njohin shume ne Shqiperi per kontributet", - thote Mira Birjani, anetare e PS-se ne Sarande. E indinjuar, ajo thote se gara nuk ka qene e ndershme. "Jam shume e indinjuar per kete gje. Le te fitoje me i mire, kush te duan nga grate e Sarandes qe ka deshire te kontribuoje, por jo ne kete menyre thote ajo". Nje tjeter anetare e PS-se ne Sarande, Teraset Skenderi, thote se ka votuar me force dhe me dhune, pasi nuk i jepej mundesi ne rrethana te tjera. Ndersa anetarja tjeter, Drita Leka, shpreh shqetesimin per procesin. "Vete votojne, vete shkruajne, vete vulosin". Po ashtu, rezerva shprehin dhe shume anetare te tjera qe kane vite qe jane pjese e PS. "Ne Partine Socialiste aderoj prej 10 vitesh. Keto skandale qe po ndodhin sot nuk jane pare. Po ndodh nje konkurrence e padrejte. Jane bere lista fiktive dhe dublime te anetaresise. Jane bere shkelje nga me te ndryshmet. Qe nga momenti qe behen gjithe keto shkelje, une jap doreheqjen nga strukturat", - thote Elona Nakuci. Sipas saj, listat ishin mbushur me emra qe nuk kane asnje kontribut ne Partine Socialiste. Fillimisht, ne gare moren pjese dy kandidatura, por, me pas, njera prej tyre u terhoq enkas. Grate socialiste ne Sarande thone se gjithcka u krye me urdher te Edi Rames, ne shkelje te hapur te statusit te Partise. Vojsava Vasili, kryetarja ne ikje e Forumit te Gruas se PS ne Sarande, denoncon hapur shkeljet. "Une prisja qe te futesha ne komisionin e votimit. Cuditerisht vjen nje grua dhe me thote; Vojsave filluan votimet, ti nuk ke ndonje anetar ne komision? Atehere, - i thashe, - po hyj vete. Hyra ne komision dhe te anetaret ishin shume te rebeluar. Filluan te bertisnin dhe me kerkonin te dilja jashte dhe te ziheshin me njera-tjetren dhe deputetja nuk reagon fare. Une u kerkova te vendosja nje komisioner, por nuk me degjuan fare. Ne keto momente vendosa te jap doreheqjen", - thote Vasili. E revoltuar, Vojsava Vasili shprehet se gara eshte false, pasi ne te ka qene vetem nje kandidat. "Jam shume e revoltuar. Une kam vendosur qe bashke me fisin tim dhe gjithe mbeshtetesit te largohem nga Partia Socialiste. PS ka perdorur terror psikologjik. Na kishte ardhur dhe nje Londo a rrondo, nuk e di cfare ishte dhe ai na bente moral. Sic duket, kjo pune e Luiza Xhuvanit, Raimonda Gjonit dhe Gjergj Merkurit dhe marrja pjese e tyre ne votimin e forumit me duket nje amoralitetit. Kam 20 vjet qe aderoj ne PS dhe nuk kam pare te tille dhune psikologjie dhe te tille terror", - thote Vasili. Nuk eshte hera e pare qe PS percahet per shkak te mosfunksionimit te demokracise se brendshme ne forume dhe percaktimit te kryetareve te forumeve, jo sic percakton statuti, por nga vete Edi Rama me firmen e tij.
Gara
Ne garen per zgjedhjen e kreut te ri te Forumit te Gruas se PS ne Sarande kane marre pjese fillimisht dy kandidate; Enkelejda Vasili, mjeke, keshilltare e PS ne keshillin bashkiak dhe Mira Karalliu, sipermarrese. Pas denoncimit te parregullsive, Enkelejda Vasili eshte terhequr nga gara duke lene vetem kandidaten Karalliu. Kryetarja aktuale e organizates se gruas, Vojsava Vasili, tha se procesi eshte manipuluar nga kreu i PS-se, Edi Rama.