Gjiknuri: Po shkelet Kodi Zgjedhor per kreun e KQZ
Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore dhe deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, ka reaguar dje per procesin e zgjedhjes se kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne nje deklarate per mediat, Gjiknuri ka akuzuar mazhorancen se po shkel Kodin Zgjedhor me proceduren qe ka kerkuar te zgjedhe kreun e ri te institucionit zgjedhor. Sipas tij, mazhoranca po kerkon te vendose kontrollin politik me kete proces. "Procesi aq delikat dhe i rendesishem i formimit te KQZ-se dhe i zgjedhjes se Kryetarit te saj po udhehiqet nga instinktet primitive politike te uzurpimit dhe njeanshmerise. Sipas nje skenari te parapergatitur dhe qe filloi javen qe shkoi ne Kuvend, mazhoranca po shkel me dashje dhe pa asnje justifikim ligjin zgjedhor per zgjedhjen e kryetarit te KQZ-se", - u shpreh dje deputeti i PS-se. Ai ka theksuar se qellimisht u vonua procesi i zgjedhjes se anetareve te KQZ-se, nderkohe qe duhet qe zgjedhja e kreut te ketij institucioni duhet te behet vetem pas zgjedhjes se anetareve. "Pa asnje justifikim ligjor nuk votoi ne seancen qe shkoi kandidatet per anetar KQZ-se, megjithese procesi i perzgjedhjes se tyre kishte perfunduar me konsensus. Kodi Zgjedhor percakton qarte qe zgjedhja e kryetarit te KQZ behet pas perfundimit te zgjedhjes se anetareve te KQZ-se. Mazhoranca po kerkon te imponoje te kunderten", - tha Gjiknuri. Deputeti i Partise Socialiste ka shtuar se procesi qe po kerkon te zhvilloje mazhoranca eshte i paanshem dhe pa transparence. "Mazhoranca kerkon te imponoje nje proces te befte dhe te njeanshem, duke shmangur transparencen per publikun dhe gjitheperfshirjen ne kete proces. Te njejten gje beri edhe ne mbledhjen e inskenuar te Komisionit te dates 27 shtator, kur Kuvendi ishte i mbledhur ne seance plenare, duke provokuar opoziten dhe duke minuar procesin qe kerkohet per perzgjedhjen e kryetarit te KQZ-se", - tha Gjiknuri. Sipas tij, zgjedhja e anetareve dhe kreut te KQZ-se me transparence eshte nje kerkese e nderkombetareve. Ai ka theksuar se ligji eshte miratuar me konsensus dhe mazhoranca duhet te garantoje zbatimin e tij.