E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, dalin fituesit e fundit

Institucionet e arsimit kanë shpallur fituesit e fundit të universiteteve. Janë rreth 2733 kuota të cilat do të plotësohen nga maturantët që nuk kanë arritur të fitojnë që në fazën e parë. Por kësaj rradhe fituesit kanë patur të drejtë të zgjedhin një degë që s'ka qenë në preferencat e tyre, megjithatë kjo ka qenë një zgjedhje e ministrisë së Arsimit, për të mos i lënë ata pa arsim të lartë. Formulari A4 ka qenë faza e fundit e pranimeve nga matura shtetërore 2008-2009.
Numrin më të lartë te kuotave te lira e mban Universiteti i Gjirokastrës, me plot 627 vende, për t'u ndjekur më pas nga Universiteti "Ismail Qemali" në Vlorë, që shënon 574 vende të lira. I lartë është numri i kuotave të parealizuara edhe në Universitetin e Korçës me 530 kuota. Ndërsa, Universiteti i Tiranës ka pramnuar kandidate në filialet e tij në Kukës dhe Sarandë, në degën e anglishtes dhe atë të infermierisë së përgjithshme.
Në total ky universitet ofron mundësi edhe për 76 vende të lira. I vetmi institucion i arsimit të lartë që nuk ka patur kuota të paplotësuara ka qene Universiteti Politeknik i Tiranës. Rregjistrimet e fituesve të fundit të universiteteve do të kryhen në ditët në vijim, pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›