SIDA, shoqata: Ndërpresim ilaçet se mjekët na diskriminojnë
Mjekët i diskriminojnë dhe i neglizhojnë të sëmurët me HIV/AIDS aq sa këta të fundit ndërpresin herë pas here kurën me antiretrovirale. Kryetarja e shoqatës së personave të prekur me sëmundjen e shekullit ka deklaruar dje në Ditën Botërore të SIDA-s se mjekët në vend janë ende të papërgatitur me sëmundjen dhe i trajtojnë ata në mënyrë jokorrekte.
Situata
“Vazhdojmë të kemi raste të vdekjeve për shkak të AIDS, d.m.th që AIDS është i fuqishëm ndaj sistemit shëndetësor shqiptar. Probleme ka në trajtimin me medikamente, në ndërprerjet e herëpashershme krijohen probleme me trajtimin dhe sëmundja shfaq rezistencë ndaj ilaçeve”, - pohoi kryetarja e Shoqatës së të Prekurve me HIV/AIDS në vendin tonë, e cila nuk pranoi të identifikohej me emër. Sipas kryetares së shoqatës prej mungesës së kujdesit nga stafi mjekësor ka pasur dhe humbje jete.
“Cilësia e shërbimit nuk është e normave të duhura. Pacientët trajtohen në mënyrë jokorrekte dhe stigma ndaj nesh ekziston dhe në stafin mjekësor. Kemi pasur raste kur në mungesë të kujdesit ka pasur dhe humbje jete. Pra, mjekësia shqiptare është ende e papërgatitur para kësaj sëmundjeje”.
Të dhënat
Në vendin tonë janë shtuar 55 raste të reja më HIV/AIDS gjatë këtij viti, 2 prej të cilëve fëmijë të vegjël. Konfirmimi u bë sot nga Shoqata e Personave të Prekur me HIV/AIDS në Shqipëri e mbledhur me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër HIV/AIDS. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në Shqipëri janë 379 persona të prekur me sëmundjen e pashërueshme mes të cilëve 21 janë fëmijë, 2 raste prej të cilëve u mësuan vetëm brenda këtij viti.
Shumica prej fëmijëve ka lindur me sëmundjen nga prindërit e prekur nga virusi. Brenda vitit 2009 nga SIDA në vendin tonë kanë gjetur vdekjen vetëm 2 persona, që rezultuan fëmijë. Nga të prekurit brenda këtij viti rezulton se dy prej tyre janë familje të plota, babai, nëna dhe fëmija. Nga rastet e reja 33 janë meshkuj dhe 14 janë femra, 1 rast është i huaj. Kështu, rreth 15 fëmijë janë nën terapi antivirale dhe 120 adultë janë nën terapi antivirale.
Ministri Vasili
Akses në shërbime për të gjithë
“Jemi krenarë që u përkasim atyre vendeve që arrijnë të sigurojnë trajtim për çdo person me HIV/AIDS që ka nevojë për të. Që prej vitit 2004 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të mundur vazhdimësinë e sigurimit të preparateve ARV, të cilët ofrohen falas pranë klinikës ambulatore për trajtimin, ndjekjen dhe kujdesin ndaj personave që jetojnë me HIV/AIDS, në QSUT “Nënë Tereza”. Numri i personave që trajtohen aktualisht me ARV është 112, 16 prej të cilëve janë fëmijë”, - u shpreh dje ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai tha se po punohet për hartimin e akteve nënligjore në zbatim ligjit për AIDS.
Sot funksionojnë 14 Qendra të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar Konfidencial (VCT) në mbarë vendin, duke bërë të mundur ofrimin e shërbimeve të testimit dhe këshillimit për HIV dhe infeksioneve të tjera që transmetohen me rrugë seksuale, sa më pranë njerëzve, gjë e cila ka bërë të mundur rritjen e numrit të testimeve nga viti në vit. Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që kanë këto qendra në parandalimin e infeksionit HIV, Ministria e Shëndetësisë po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vazhdimin e funksionimit të qendrave ekzistuese si dhe hapjen e qendrave të reja.
“Kjo ditë është një mundësi për çdonjërin nga ne, për shoqërinë civile dhe organizmat qeveritarë për të treguar mbështetje, për të reflektuar dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e personave që jetojnë me HIV/AIDS dhe të atyre që janë vulnerabël ndaj infeksionit. Në shtëpi, në shkollë, në vendin e punës, gjithsecili prej nesh mund të ndihmojë që të mbahen premtimet e bëra që do të thotë një përgjigje e përkushtuar, aktive dhe efektive ndaj HIV/AIDS”, - tha ministri.
OBSH
Ndryshon 'këshillat për ilaçet' e HIV-it
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po lëshon udhëzime të reja për mjekimin e pacientëve me HIV. Me udhëzimet e reja, numri i personave që marrin ilaçet antiretrovirale, mund të dyfishohet. OBSH po rekomandon që mjekimi të nisë një a dy vjet më herët, duke u bazuar tek një studim i ri. Studimi ka treguar se një hap i tillë, edhe pse i kushtueshëm, do t'i përmirësojë ndjeshëm gjasat e të infektuarve për të mbijetuar. Për momentin, 4 milionë vetë në mbarë botën marrin ilaçe antiretrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet të dyfishohet. Për herë të fundit, OBSH bëri rekomandime për pacientët me HIV-it para tre vjetëve, por që nga ajo kohë, studimet kanë treguar se ata që fillojnë mjekimin me ilaçet retrovirale kanë më shumë gjasa për të mbijetuar. Kështu që tani OBSH-ja thotë se pacientët duhet të fillojnë t'i marrin ilaçet një a po dy vjet më parë nga norma aktuale. Organizata thotë se ilaçet duhet t'u jepen dhe nënave me fëmijë në gji dhe grave shtatzëna që janë HIV pozitive. “Me këtë, - thotë organizata, - gjasat e mbijetesës së tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit të virusit tek foshnjat”.
Rastet SIPAS GJINISË, 1993 – 2009
Vitet Meshkuj Femra
93-96 24 6
1997 3
1998 5
1999 4
2000 7 3
2001 17 3
2002 16 10
2003 13 8
2004 18 11
2005 22 9
2006 21 11
2007 30 13
2008 30 19
2009 33 14
Total 243 107
SHPËRNDARJA E RASTEVE HIV/AIDS SIPAS MËNYRËS SË TRANSMETIMIT, 1993 - TETOR 2009
Vitet hetero homo-bisex Gjaku Përdorues droge Transmetimi vertikal I papërcaktuar
1993 1 1
1994 5 2 2
1995 9 3
1996 4 2 1
1997 1 1 1
1998 3 2
1999 2 1 1
2000 8 2
2001 16 4
2002 20 2 1 2 1
2003 16 2 3
2004 26 1 1 1
2005 26 1 4
2006 27 5
2007 38 1 2 2
2008 45 2 2
2009 40 3 1 2
Totali 287 30 11 4 16 1
SHPËRNDARJA E RASTEVE HIV/AIDS SIPAS GRUPMOSHAVE, 1997- TETOR 2009
Vitet