E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ndërron fytyrë kundër Maltës

Barazimi kundër Bullgarisë në ndeshjen e parë eliminatore, e vlefshme për Botërorin brazilian, i ka rikthyer Çezare Prandelit një Itali të copëtuar mes reparteve të saj. Prandaj, për takimin e dytë kundër Maltës të kaltrit do të ndryshojnë shumë në formacion, por edhe taktikisht, nga 3-5-2 në 4-3-1-2. I pari që skarcohet pas sfidës së dobët në Sofje është mbrojtësi Anxhelo Ogbona, vendin e të cilit do ta marrë Federiko Peluzo. Ndërkohë, mbrojtja do të plotësohet me Bonuçin, Barzaljin dhe Maxhon. Në mesfushë ai që digjet është Xhakerini që do të zëvendësohet nga Noçerino. Pirlo e Markizio kompletojnë repartin, ndërkohë që Diamanti do të jetë organizatori i fazës sulmuese, e cila do të përbëhet nga i konfirmuari Osvaldo dhe romanisti Matia Destro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›