Balak rizgjidhetkapiten i kombëtaresgjermane
BERLIN- Mikael Balak ka fituar duelin me Filip Lahm për shiritin e kapitenit në kombëtaren gjermane. Pas rikthimit nga dëmtimi i pësuar përpara nisjes së Botërorit, mesfushori i Bajer Leverkusen është emëruar sërish kapiten nga trajneri Joakim Lëv.
“Në ditët e shkuara bëra një diskutim me Mikael Balak dhe vendosa që ai të vazhdojë të jetë kapiteni ynë”, deklaroi trajneri Joakim Lëv në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën, para ndeshjes me Belgjikën që do të luhet të premten në Bruksel.
E megjithatë, problemi për Balak duket fakti se ai nuk është ende në formë dhe Lëv u shpreh se ai nuk mund të jetë direkt në fushën e lojës. 33 vjeçari Balak është një nga emblemat e Gjermanisë në vitet e fundit, ndërsa edhe pse një mesfushor, ai ka shënuar 42 gola në 98 ndeshje për kombëtaren e tij.
Ai mungoi në Botëror për shkak të një dëmtimi të pësuar me çelsin dhe kjo bëri që shiritin e kapitenit ta mbante me sukses Filip Lahm.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)