Thellohet deficiti tregtarINSTAT: Në korrik, 31 mld lekë
TIRANE- Shqipëria po del me humbje në tregëtinë e jashtme. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave rezulton se në fund të muajit korrik deficiti tregtar arriti vlerën e 31 miliardë lekëve, duke shënuar rritje të ndjeshme si kundrejt tremujorit të mëparshëm ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Thellimi i deficitit erdhi si pasojë e rritjes më të madhe të importeve kundrejt eksporteve.
65.6% të shkëmbimeve tregtare, Shqipëria e realizon me vendet e Bashkimit Europian. Italia dhe Greqia mbeten partnerët kryesorë tregtarë me të cilët kryhet pjesa dërrmuese e eksporteve dhe importeve.
(e.n/news24/BalkanWeb)