E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, ja sa do të kushtojnë studimet në të gjitha universitetet e vendit



Jonida Tashi
Miratohen kuotat dhe tarifat e studimit që do të paguajnë studentët e rinj, gjatë vitit akademik 2009-2010. Në total, gjatë vitit të ardhshëm akademik në 11 universitetet shtetërore të vendit do të pranohen rreth 21 mijë studentë të rinj. Miratimi i kuotave dhe tarifave të studimit për vitin e ri akademik është gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave, që u mbajt të mërkurën e javës që lamë pas. Në këtë mbledhje kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar zyrtarisht se tarifat e studimit për vitin e ri akademik do të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar. Ky është një lajm i mirë për mijëra studentë që do të ulen këtë vit për herë të parë në auditorët e universitete publike të vendit, sidomos në ato të Universitetit të Tiranës, pasi tarifat e propozuara nga drejtuesit e këtij të fundit ishin disa herë më të larta se ato të vjetshmet. Pothuajse të njëjtin fat me tarifat e studimit kanë pasur edhe kuotat e pranimit për vitin akademik 2009-2010, të cilat, për pjesën më të madhe të universiteteve publike do të jenë të njëjta me ato të vitit të shkuar akademik.
Kuotat
Qeveria ka miratuar propozimet e Ministrisë së Arsimit për numrin e studentëve, që do të ulen në auditorë për vitin e ri akademik. Në total, vetëm në sistemin me kohë të plotë do të pranohen 21 034 studentë të rinj. Ndërsa studimet me kohë të pjesshme, do të kenë mundësi t’i nisin studimet 300 kandidatë, ndërkohë që do të transferojnë programet mësimore 700 të tjerë. Përsa u përket studentëve jashtë kufijve të vendit që do të pranohen në universitetet tona janë miratuar 100 kuota. Gjatë marrjes në shqyrtim të projektvendimeve, kryeministri refuzoi të ndryshojë tarifat e shkollimit. Për disa degë Ministria e Arsimit dhe universitetet kishin propozuar që të rriteshin ose dyfishoheshin, por qeveria nuk i dha “Ok”. “Nuk do të pranohet asnjë rrije e tarifave, pasi për këtë kanë votuar edhe të rinjtë për ne”,- tha Berisha. Krahasuar me një vit më parë, numri i kuotave nuk ka pësuar ndonjë rritje të ndjeshme, me krahasim të disa degëve kryesisht në rrethe. Ka pasur edhe degë në të cilat numri i pranimeve është reduktuar, kryesisht në degët që i përkasin shkencave ekzakte. Por duke parë numrin e përgjithshëm të kuotave të miratuara së fundi nga qeveria për universitetet, në total, kemi rreth 1000 vende më shumë për programet e ciklit të parë. Sakaq, me miratimin e kuotave shumë shpejt do të nisë llogaritja e pikëve për secilin kandidat. Fituesit do të shpallen në muajin shtator mbi bazën e vendeve që ka secili fakultet. Edhe pse kanë zgjedhur në formularin A2 10 preferenca për degët e universiteteve, nëse arrijnë të grumbullojnë pikët e nevojshme, maturantët do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre. Pas kësaj faze do të nisin regjistrimet. Për këtë procedurë, Ministria e Arsimit do të caktojë datat për regjistrimin paraprak, ku fituesit duhet të regjistrohen patjetër nëse duan të vijojnë studimet në programin përkatës. Më tej, në një fazë të dytë kryhet regjistrimi përfundimtar.
Tarifat
Tarifat e studimit për të dytin vit radhazi në universitetet publike të vendit nuk kanë pësuar asnjë rritje. Për rrjedhojë, të gjithë studentët që do të pranohen këtë vit në universitetet publike të vendit do të paguajnë të njëjtën taksë shkollimi që kanë paguar edhe paraardhësit e tyre. Qeveria, bazuar edhe në propozimet e bëra nga drejtuesit e universiteteve për tarifat e studimit ka bërë miratimin e tyre, pa bërë asnjë ndryshim, me përjashtim të Universitetit të Tiranës. Ky i fundit, ishte i vetmi universitet publik që i kishte propozuar qeverisë rritje të tarifave për disa degë të tij, ndërsa drejtuesit e universiteteve të tjera kërkuan tarifa të njëjta me ato të vjetshmet. Por megjithë mosmiratimin e tarifave të propozuara të Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2009-2010, sërish studimet në këtë universitet do të kushtojnë më shumë krahasuar me universitetet e tjera në vend. Përgjithësisht, studimet në universitetet publike do të kushtojnë nga 15 mijë deri në 30 mijë lekë, përjashtim bën vetëm dega “Regji filmi” në Akademinë e Arteve, e cila do t’i zbraz mirë xhepat e studentëve me taksën 80 mijë lekë për një vit akademik. Ndërsa po të kalojmë në universitetet e rretheve, tarifat e studimit janë më të ulëta, kjo edhe për vetë faktin se ato janë më pak të preferuar nga studentët.

UNIVERSITETI I TIRANËS
Dega Kuotat Tarifat
Histori 110 20 000
Gjeografi 110 20 000
Gjuhë-letërsi 110 20 000
Gazetari 80 20 000
Anglisht 190 15 000
Frëngjisht 120 15 000
Italisht 130 15 000
Gjuhë Spanjolle 60 15 000
Gjuhë Ruse 40 15 000
Gjermanisht 110 15 000
Gjuhë letërsi greke 50 15 000
Gjuhë Turke 60 15 000
Matematikë 100 15 000
Fizikë 80 15 000
Inxh.Mat e info 100 15 000
Biologji 120 15 000
Kimi 70 15 000
Kimi tek dhe ushqimore 70 15 000
Kimi industriale 60 15 000
Informatikë 180 15 000
Punë sociale 120 30 000
Filozofi 110 30 000
Sociologji 110 30 000
Psikologji 100 30 000
Shkenca politike 110 30 000
Drejtësi 700 30 000
Shëndeti publik 20 30 000
Mjekësi 250 25 000
Stomatologji 80 30 000
Farmaci 60 30 000
Infermieri 250 25 000
Mami 60 25 000
Laborator 40 25 000
Fizioterapi 40 25 000
Logopedi 50 25 000
Imazheri 40 25 000
Administrim –Biznes 470 25 000
Ekonomik 80 25 000
Finance 470 25 000
Info. ekonomike 75 25 000
Admin biznes(Sarandë) 100 25 000
Administrim biznes Kukës 100 25 000
TOTALI 5575

UNIVERSITETI POLITEKNIK
Dega Kuotat Tarifat
Mekanike 170 15 000
Inxhi materiale 70 15 000
Tekstil dhe modë 70 15 000
Inxhineri Elektrike 80 20 000
Inxh Elektronike 40 20 000
Inxh informatikë 40 15 000
Inxh telekomunikacion 40 15 000
Inxh. Mekatronikë 60 15 000
Inxh Ndërtimi 160 25 000
Inxh Hidroteknike 100 15 000
Arkitekturë 100 30 000
Inxhi matematike 60 15 000
Inxh fizike 60 15 000
Inxhiener gjeodet 60 15 000
Inxhinieri ambienti 60 15 000
Inxhi.ne shkencat e tokës 60 15 000
Inxh Gjeoinfromatikë 60 15 000
Inxhin. i gjeoburimeve 70 15 000
TOTALI 1430

UNIVERSITETI BUJQËSOR
Dega Kuotat Tarifat
Menaxhim Agrobiznes 160 20 000
Menaxhim Agrobiznes (Lushnjë) 60
Ekonomi p.agrare 170 20 000
Finance-kontabilitet 70 20 000
Mbrojtje bimësh 110 15 000
Hortikulture 110 15 000
Pordhim bimor 110 15 000
Zooteknike dhe biznes blektoral 110 15 000
Akuakulturë dhe M.peshku 110 15 000
Agro-mjedis dhe Ekologji 110 15 000
Tek. Agroushqimore 110 15 000
Vreshtari dhe enologji 70 15 000
Inxhinieri pyjesh 90 20 000
Inxhinieri. p.druri 90 20 000
Mjekësi Veterinare 130 20 000
Agro-mekanizëm 60 20 000
TOTALI 1885

UNIVERSITETI I ELBASANIT
Dega Kuotat Tarifat
Histori-Gjeografi 100 12 000
Gjuhë-letërsi 120 15 000
Gazetari 100 15 000
Edukim Qytetar 110 12 000
Anglisht 120 12 000
Frëngjisht 65 12 000
Italisht 75 12 000
Gjermanisht 60 12 000
Cikli i ulët 200 12 000
Cikli i ulët parashkollor 100 12 000
Edukim Fizik dhe sporte 50 12 000
Matematike-Fizikë 130 12 000
Biologji(Kimi) 120 12 000
Punë sociale 110 15 000
Teknologji informacioni 60 15 000
Filozofi- Sociologji 110 15 000
Psikologji 100 15 000
Infermieri 150 15 000
Mami 100 15 000
Administrim –Biznes 100 15 000
Ekonomi dhe e drejta 100 15 000
Finance kontabilitet 100 15 000
TOTALI 2280

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
Dega Kuotat Tarifat
Histori-Gjeografi 100 12 000
Gjuhë-letërsi 100 12 000
Anglisht 100 12 000
Italisht 80 12 000
Gjuhë letërsi greke 60 12 000
Cikli i ulët 80 12 000
Cikli i ulët parashkollor 80 12 000
Matematike-Fizikë 90 12 000
Biologji(Kimi) 90 12 000
Matematikë-informatikë 120 12 000
Infermieri 100 12 000
Administrim publik 80 12 000
Finance kontabilitet 100 12 000
Turizëm 45 12 000
TOTALI 1215

UNIVERSITETI I KORÇËS
Dega Kuotat Tarifat
Gjuhë-letërsi 90 12 000
Anglisht 60 12 000
Cikli i ulët 80 12 000
Cikli i ulët parashkollor 60 12 000
Matematikë-informatikë 65 12 000
Matematikë-Fizikë 80 12 000
Filozofi-sociologji 90 12 000
Infermieri 130 12 000
Mami 60 12 000
Administrim –Biznes 100 12 000
Finance 110 12 000
Turizëm 90 12 000
Turizëm (Pogradec) 60 12 000
Marketing 90 12 000
Agrobiznes 60 12 000
Hortikulturë 60 12 000
Agro-ushqim 70 12 000
Teknologjie prodhimit bimor 60 12 000
TOTALI 1415

UNIVERSITETI I SHKODRËS
Dega Kuotat Tarifat
Histori 110 12 000
Gjeografi 110 12 000
Gjuhë-letërsi 120 15 000
Gazetari 80 15 000
Anglisht 70 12 000
Frëngjisht 70 12 000
Italisht 80 12 000
Gjermanisht 70 12 000
Cikli i ulët 100 12 000
Cikli i ulët parashkollor 60 12 000
Fizkulturë 70 12 000
Matematikë 60 12 000
Fizikë 50 12 000
Biologji(Kimi) 120 12 000
Informatikë 70 12 000
Punë sociale 70 15 000
Psikologji 80 15 000
Drejtësi 200 16 000
Infermieri 90 12 000
Mami 75 12 000
Fizioterapi 35 12 000
Administrim –Biznes 100 12000
Finance-kontabilitet 100 12 000
Turizëm 100 12 000
TOTALI 2350

UNIVERSITETI I VLORËS
Dega Kuotat Tarifat
Gjuhë-letërsi 150 15 000
Anglisht 160 12 000
Italisht 160 12 000
Cikli i ulët 130 12 000
Cikli i ulët parashkollor 100 12 000
Matematikë 150 12 000
Matematike informatikë 250 12 000
Informatikë 250 12 000
Drejtësi 120 20 000
Infermieri 250 12 000
Pedagogji e specializuar 50 12 000
Administrim –Biznes 240 12 000
Turizëm 160 12 000
Inxh. Navigacioni 200 12 000
Inxh. Mekanike 200 12 000
TOTALI 2670

UNIVERSITETI I DURRËSIT
Dega Kuotat Tarifat
Anglisht 100 15 000
Cikli i ulët 100 15 000
Shkenca të Administrimit 150 15 000
Menaxhim Turizmi 100 15 000
Ekspert në Proc, Form 70 15 000
Spec. Rrjetash Kompjuterike 60 15 000
Menaxhim Ndërtimi 45 15 000
Menaxhim Transporti 45 15 000
Teknologji Automobilash 45 15 000
Asistent Ligjor 45 15 000
Asistent Administrativ 45 15 000
Infermieri 60 15 000
Ndihmës dentist 30 15 000
TOTALI

AKADEMIA E ARTEVE
Dega Kuotat Tarifat
Regji filmi dhe TV 10 80 000
Aktrim 12 30 000
Regji 8 30 000
Skenografi-kostumografi 12 30 000
Koreografi 12 30 000
Pikturë 50 30 000
Skulpturë 10 30 000
Muzikologji 3 30 000
Kompozim 3 30 000
Dirigjim 3 30 000
Piano 6 30 000
Violinë 10 30 000
Violonçel 6 30 000
Violë 6 30 000
Kitare 4 30 000
Kontrabas 3 30 000
Flaut 3 30 000
Oboe 3 30 000
Klarinetë 3 30 000
Fagot 3 30 000
Korno 230 30 000
Trombë 5 30 000
Trombone 4 30 000
Bastub 3 30 000
Këngëtare 15 30 000
TOTALI 217

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE
Dega Kuotat Tarifat
Fizkulturë 150 20 000
TOTALI 150

5 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›