E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, koeficientet për programet e reja

23/07/2010 Këshillat e specialistëve të arsimit për të bërë zgjedhjet e duhura për studimet e larta

Para se të përzgjedhin dhjetë degët ku duan të ndjekin studimet e larta, maturantët duhet të vëzhgojnë me kujdes edhe llojin e koeficientit të lëndës me zgjedhje të përcaktuar për secilin universitet. Ndryshe nga një vit më parë, për 2010-n janë shtuar një sërë programesh të reja studimi, për të cilat janë përcaktuar edhe koeficientet më të cilat do të vlerësohen. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plota tabelat e koeficienteve për lëndët me zgjedhje për të gjitha programet e reja të studimit. Përzgjedhja e degëve për universitet duhet të bëhet vetëm pasi të jetë bërë llogaria paraprake për rezultatin final të pikëve me të cilin kandidati do të hyjë në garën e përzgjedhjes. Specialistët këshillojnë: “Para se të plotësoni preferencat, konsultohuni me familjen, diskutoni me të afërmit dhe nga lista që formuat me shënimet që mbajtët më sipër formoni një listë, ku programet e studimit i renditni sipas preferencave. I pari do të jetë programi i studimit që preferoni më shumë, i dyti ai që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Preferenca më e lartë është preferenca 1. Kjo për arsye se mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në Universitet. Nëse nuk jeni fitues në preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë deri në preferencën 10. Shpalleni fitues në preferencën më të lartë, në të cilën keni grumbulluar pikët e nevojshme (kjo preferencë mund të jetë sipas rastit preferenca e parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë). Fitues jeni vetëm në një program studimi: në atë të preferencës më të lartë, edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera.”

koeficientet e plote ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›