E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon ligji “Për arsimin e lartë”

23/07/2010 Ka kaluar dje në kuvendin e Shqipërisë, ligji i ri për arsimin e Lartë i propozuar nga qeveria. Megjithëse i kontestuar nga qarqet akademike, kjo se ka penguar maxhorancën, që me 71 votat e saj të votojë ndryshimet në këtë ligj. Gjatë votimit nen për nen, ligjit iu bënë dhe ndryshime të tjera siç ishte amendamenti i deputetit Fatos Hoxha, që ka të bëjë me pranimet e pedagogëve të rinj në universitete. Ligji në fjalë ka hapur një debat jo të vogël mes rektorëve të universiteteve dhe qeverisë. Nga ana e tyre rektorët akuzojnë qeverinë se me anë të këtij ligji kërkon që ti heqë dhe atë autonomi që ata e kanë fituar ndër vite. Ndërkohë që vetë qeveria nga ana e saj është shprehur se ligji synon përmirësimin e punës në universitete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›