Universitetet, mbetësit tjetër shans me formularin A3
29/07/2011 Nesër afati i fundit për plotësimin e A2-shit, kush nuk e dorëzon humbet të drejtën për shkollën e lartë
Dy faza për renditjen e fituesve. Afatet dhe kushtet për regjistrimet pa u penalizuar
Shpallja e fituesve në programet publike të studimeve të larta për këtë vit do të kalojë në dy raunde. Fillimisht do të bëhet përzgjedhja e fituesve, të cilët në varësi të listimit të preferencave në formularin A-2 arrijnë të grumbullojnë pikët më të larta për të qenë brenda vijës finale të fituesve. Pas kësaj faze parashikohet të ketë edhe një tjetër formular A-3, të cilin do të mund të plotësojnë të gjithë ata kandidatë që nuk u shpallën fitues në asnjë program të fazës së parë të pranimeve. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, këtë vit plotësimi i formularit A-3 do të lejohet edhe për maturantët mbetës në një nga provimet e maturës, por me kushtin që këta maturantë në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit për sezonin e vjeshtës do të duhet të vlerësohen me nota kaluese. Vetëm më pas do të përfshihen në garën e përzgjedhjes së degëve që do të përmbajë ky formular A-3. gjithsej mbetës gjatë provimeve të këtij viti kanë rezultuar rreth 7000 maturantë në të gjithë vendin, të cilët kanë edhe një shans tjetër për të mos rrezikuar studimet e larta.
Fituesit parë nga formulari A-2
Raundi i parë i shpalljes së fituesve do të bëhet në nisje të muajit shtator, përkatësisht më datën 11. Në këtë fazë do të fitojnë një të drejtë studimore të gjithë ata maturantë që gjatë plotësimit të A-2, kanë përzgjedhur si preferenca degët që kanë pikët më të larta për t’u shpallur fitues. Kjo në varësi të kuotave të përcaktuara për çdo program studimi publik. Pas publikimit të këtyre listave fituese do të çelet dhe procedura e regjistrimit paraprak, e cila është vendimtare në marrjen e statusit të studentit. Të gjithë kandidatët që janë shpallur fitues në një program të caktuar, por që nuk do të kryejnë regjistrimin paraprak, e humbasin të drejtën për të fituar shkollën e lartë. Pas mbylljes së regjistrimit paraprak të gjitha vendet e mbetura bosh do të plotësohen me zbritje të vizës së fituesve, çka do të thotë se të gjitha kuotat e mbetura bosh do të plotësohen me maturantë të tjerë që ndodhen më afër pragut të fituesve. Po ashtu gjatë kësaj faze do të bëhet edhe rregullimi i preferencave në ngjitje. Kjo e fundit parashikon që për të gjitha vendet e paplotësuara nga regjistrimi paraprak do të ketë ngjitje në preferencat më të larta për kandidatët që janë shpallur fitues në një preferencë më të ulët. Duke iu referuar praktikave të viteve të shkuara, ka rezultuar se rreth tri mijë preferenca mund të ndryshojnë renditje për shkak të largimeve të shumë kandidatëve për studime jashtë vendit, si dhe të përzgjedhjes së alternativave të tjera të studimit. Vendet e tyre në këtë rast zihen nga të gjithë ata kandidatë që janë më afër vijës së hequr për fituesit.
Fituesit e dytë, formulari A-3
Në rast se edhe pas mbylljes së regjistrimeve përfundimtare do të ketë sërish vende të tjera që do të mbeten të paplotësuara, atëherë do të çelet edhe plotësimi i formularit A-3. Këtë vit krahas maturantëve që vijnë nga jashtë apo atyre që nuk morën një të drejtë studimi në fazat e mëparshme, plotësimin e formularit A-3 do të mund të bëjnë edhe mbetësit në provimet e maturës. Këta të fundit fillimisht do të shlyejnë të gjitha detyrimet gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do të plotësojnë këtë formular. Sipas drejtorit të Politikave të Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, grupet që do të përfitojnë nga kjo mundësi janë të gjithë studentët që kanë mbetur në provimet e detyruara apo në lëndët me zgjedhje, ata që për shumë arsye nuk e ka dhënë një apo më shumë provime si dhe maturantët neglizhentë, që nuk kanë plotësuar formularin A-1. Por duhet ditur që përmbajtja e formularit A-3 do të ketë në renditje vetëm degë ku ka kuota të paplotësuara gjatë fazave të mëparshme, çka minimizon prezencën e degëve që rezultojnë të kenë kërkesa të larta për studime, veçanërisht ato të universitetit të Tiranës. Gjatë viteve të shkuara ka rezultuar se në A-3 pjesa dërrmuese e përmbajtjes përbëhej nga programet e fakulteteve në rrethe. Vejsiu vuri në dukje se ky është grupi i fundit i gjimnazistëve të cilët punuan me programin e vjetër, pasi gjatë vitit të ardhshme pritet që të ketë ndryshime në provimet e maturës, të cilat nga katër të detyrueshme do të shkojnë në pesë, duke qenë se do të përfshihet edhe gjuha angleze.
Nesër skadon afati për dorëzimin e A-2
Skadon nesër afati për dorëzimin e formularit A-2 të plotësuar nga maturantët që duan të marrin pjesë në garën e përzgjedhjes së fituesve për programet universitare publike. Kandidatët që nuk dorëzojnë të plotësuar këtë formular brenda afatit të caktuar, humbasin të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë gjatë këtij vitit. Dita e shtunë konsiderohet si afati i fundit që maturantët kanë për të bërë zgjedhjen zyrtare të dhjetë degëve ku duan të vijojnë shkollën e larta për 2011-2012. “Është mirë që maturantët hap pas hapi të shkojnë t’i dorëzojnë në grupime jo shumë të mëdha, në mënyrë që të krijohet mundësia që të dhënat e tyre të jenë sa më të sakta dhe ata të mos kenë kundërshtime. Data 30, që është e vendosur në rregulloren e maturës shtetërore. Ne nuk ndryshojmë afatet”, - konfirmon specialisti në MASH, Ndriçim Mehmeti. Sipas tij, nuk do të ketë shpërndarje kuotash nga një fakultet në tjetrin. “Gjithmonë ka vetëm një rritje nga preference e dytë apo e tretë në preferencën e parë, në bazë të vendeve bosh që kanë ngelur dhe nuk ka pasur rialokim kuotash”, - ka shtuar më tej Mehmeti.
Krahas shtimit të kuotave do të ketë dhe rritje të tarifave të studimit
Studimet part-time, planifikohen 9300
kuota pranimi për këtë vit
Krahas pranimeve të sistemit të ditës kandidatët që do të mbeten pa një të drejtë studimi në shkollat e larta publike për vitin e ardhshëm akademik do të kenë edhe një tjetër shans. Konkretisht bëhet fjalë për vijimin e studimeve të larta në sistemin part-time, ose siç njihet ndryshe, me kohë të pjesshme. Ekspertët kanë pohuar se për këtë program studimesh do të ketë rritje të kuotave të pranimit krahasuar me ato të viteve të shkuara. Ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht vendimi me këto kuota të shpërndara, pohohet se do të jenë mbi 9300 kuotat e pranimit në sistemin me kohë të pjesshëm. Burime bëjnë të ditur se Ministria e Arsimit ka vendosur që për vitin e ri akademik të jenë 940 kuota më shumë se ai i vitit të kaluar, çka përcakton një rritje të kuotave me rreth 8 për qind më shumë në programet e studimeve të pjesshme të sistemit publik. Po sipas këtyre burimeve, rritja e kuotave ka ardhur për shkak të shtimit të kërkesave për sistemin part-time. Edhe për këtë vit pjesa dërrmuese e kuotave të pranimit do të shkojë për fakultet e Universitetit të Tiranës, pjesa dërrmuese e veçanërisht atë të Historisë dhe Filologjisë. Këtë vit është kriter dhënia e provimeve të maturës shtetërore ato të detyruara dhe ato me zgjedhje për të vazhduar studimet e larta. Forcimi i kritereve të pranimit ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve të bëra në rregulloren e maturës 2011, ku të katër provimet ishin të detyrueshme. Në rast se maturanti nuk merrte notë kaluese në të gjitha provimet, atëherë ai jo vetëm humbiste të drejtën për shkollën e lartë, por klasifikohej si mbetës edhe në shkollën e mesme, pasi nuk pajiset me diplomën që legjitimon mbarimin e shkollës së mesme. Degët më të kërkuar për sistemin part-time vazhdon të mbeten mësuesia, financa, administrim-biznesi dhe juridiku. Po ashtu është parashikuar rritje e kuotave të pranimit edhe për shqiptarët nga trojet dhe të huajt që do të vijnë të studiojnë në Shqipëri. Krahas shtesave në pranime, ndryshime pritet të ketë dhe në tarifat e shkollimit për këtë cikël studimesh. Për këtë është pohuar se do të ketë një rritje të tarifave me rreth 4 për qind më shumë se sa tarifat e vitit të shkuar. Megjithatë, bëhet e ditur se kjo rritje do të jetë e përshkallëzuar edhe në varësi të programeve studimore që do të ofrojnë studime part-time.