Arvizu: Kolegji të vendosë pa u ndikuar nga politika, partitë të pranojnë rezultatin
TIRANE- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaron se procesi elektoral ka hyrë në rrugën ligjore dhe apelon që Kolegji Zgjedhor "duhet të vendosë mbi bazën e meritës dhe ligjit pa patur parasysh ndërhyrjet politike".
“Ligjet kritike janë ato që unë i quaj normale. E dimë të tërë që Kolegji Zgjedhor është planifikuar për tu mbledhur sërish e mendoj se kjo atmosferë do zgjasë disa ditë. Mendoj se kjo fazë ligjore është e vetmja që duhet vendosur dhe ne si SHBA, si miq të Shqipërisë e kemi thënë mendimin tonë për këtë. “
Arvizu theksoi se gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të vendosi pa pasur parasysh ndërhyrjet politike dhe Në momentin kur Kolegji të vendosë partitë politike të pranojnë rezultatin, pasi ky është veprim ligjor.
Ambasadori Arvizu siguroi se Ambasada e SHBA-së, por edhe qeveria amerikane, po ndjekin me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes procedurën ligjore për këtë proces.Deklaratat e ambasadorit amerikan janë bërë pas ceremonisë së 10-vjetorit të hapjes së Institutit arsimor Wilson.
(s.g/BalkanWeb)