Universitetet në pritje të vendimit të MASH-it
05/12/2011 Zgjedhja e drejtuesve të rinj në strukturat e arsimit të lartë publik
Mandatet e drejtuesve aktualë mbarojnë më 18 janar 2011
Shkojnë drejt mbarimit mandatet e drejtuesve në universitetet publike të vendit. Por pavarësisht kësaj Ministria e Arsimit nuk ka shpallur ende një datë zyrtare për çeljen e fushatës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në strukturat e arsimit të lartë publik. Sipas afateve ligjore, drejtuesit aktualë do të qëndrojnë në postet e tyre deri më 18 janar, kohë në të cilën duhet të zhvillohet edhe fushata e re zgjedhore. Tashmë kanë nisur të diskutohen edhe alternativat e para për kandidatët që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, megjithatë çdo gjë do të bëhet zyrtare pasi kreu i dikasterit të arsimit të shpallë zyrtarisht fillimin e fushatës. Kreu i Universitet Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, pohon se krahas stafit akademik dhe studentëve të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe punonjësit e administratës së universiteteve. Procesit të zgjedhjeve do t’i nënshtrohen vetëm strukturat publike të arsimit të lartë, ku parashikohet që fushata për ata që do të shpallin kandidaturën për të qenë në krye të universiteteve do të zhvillohet për rreth 40 ditë, aq sa në zgjedhjet e katër vjetve më parë. “Në bazë të procedurave ligjore është ministri i Arsimit dhe i Shkencës që cakton datën e zgjedhjeve në institucionet e arsimit të lartë dhe pastaj çdo institucion përcakton procedurat e veta të hartimit të procedurës së zgjedhjeve dhe të mbarimit të kësaj procedure. Janë të përfshirë stafi akademik në masën 75 për qind, studentët, që përbëjnë masën 20 për qind, si dhe administrata me 5 për qind. Të gjitha kanë ardhur si rezultat i kësaj procedure të zgjedhjes”, - ka deklaruar Kaçani. Më tej rektori tregon se ligji përcakton që pas mbylljes së zgjedhjeve dhe nxjerrjes së rezultateve rektori dekretohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka dhe të drejtën për ta shfuqizuar atë nga posti drejtues, në rast se pranë tij paraqiten kërkesa për dorëheqje.
Procesi i llogaritjes së pensioneve po cenon mijëra përfitues. Kështu, ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ etj., që gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, jo vetëm kanë zbritur në nivelin e pensionit minimal, por janë shpallur edhe debitorë nga data 1 korrik 2009, duke u paguar në masën 6000–7000 lekë të reja në muaj, pra nën nivelin e pensionit minimal. Kjo ulje, sipas bordit të shoqatës, bëhet në kundërshtim me ligjin dhe verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo rillogaritje bie ndesh me vendimin nr. 33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, i cili argumenton se rillogaritja duhet të bëhet vetëm në ato raste kur rezultati i saj është më i lartë se aktuali, por asnjëherë kur është më i vogël, pasi cenon sigurinë juridike të ushtarakeve në pension të parakohshëm për të drejta të fituara me ligje dhe vendime të mëparshme të gjykatave. Në këto kushte, ISSH-ja nuk ka të drejtë të ulë masën aktuale të pensionit të parakohshëm, pasi bën krim ligjor dhe antikushtetues.