Universitetet, pikët për të fituar nga 2200 kuotat
TIRANE-Kandidatët për studentë, që ende nuk janë shpallur fitues, tani me anë të plotësimit të formularit A3 mund të përfitojnë nga vendet që kanë mbetur bosh. Ministria e Arsimit bën të ditur edhe një herë rreth 2200 kuota bosh që kanë mbetur ende të paplotësuara. Këto kuota janë të ndara sipas degëve, ku në tabelën e mëposhtme jepen edhe pikët e fituesit e fundit në çdo degë, në mënyrë që kandidatët që do të plotësojnë formularin A3 të dinë shanset që kanë për të përfituar nga këto degë. Gjithashtu, në formularin A3 janë venë në dispozicion edhe 600 kuota të reja studimi që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërkohë, bëhen të ditur edhe përfituesit dhe procedurat e plotësimit të formularit A3.
Përfituesit
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t'u regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2009 - 2010. Gjithashtu, janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010. Janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi;
Formulari
Kandidatët, pasi e kanë plotësuar, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më datë 26.10.2009. Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) më datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Ndërsa sa i takon regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinalë.
Shenim: Ne materialin PDF lexoni tabelen e kuotave te mbetura bosh
Shikoni dokumentin ne pdf