E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, sot protesta e PS në Shkodër

Partia Socialiste organizon sot protestën e radhës në qytetin e Shkodrës. Pas Tiranës dhe Beratit, selia rozë ka zgjedhur pikërisht Shkodrën pasi pretendon se aty ka patur shkelje të mëdha gjatë procesit të numërimit të votave. Sipas socilaistëve, ata kanë humbur një mandat në këtë qytet falë manipulimeve të bëra nga mazhoranca.
Protesta do të zhvillohet në sheshin kryesor të Shkodrës në orët e pasdites.
Ndërkaq edhe një ditë më parë ka vijuar në distancë debate mes Ramës dhe Berishës për hapjen e kutive të votimit. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se kutitë nuk hapen dhe ftoi opozitën të hyjë në Kuvend. Mirëpo kreu socialist Rama ka theksuar se protestat dhe bojkoti do të vazhdojnë deri në zbardhjen e asaj që ai e quan krim elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›