E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bashke per te gjetur zgjidhje

Kreu i PS-se, Edi Rama, preferoi te zhvilloje nje sere takimesh gjate vizites se tij ne zonen veriore te Tropojes. Duke qene kreu i pare i selise roze, qe pritet ne Koman nga nje grup banoresh, Rama jo vetem qe ka gjetur mirepritjen e ketyre banoreve, por, gjate nje takimi, ata kane mbeshtetur idete e parashtruara nga kryetari socialist. Ne kete menyre, kerkesa e pare dhe mjaft e rendesishme per kreun socialist, Rama, ka qene rrezimi i paragjykimeve. Nderkohe, Rama ka ngritur pikepyetjet e tij per politiken ne pergjithesi perpara tropojaneve, te cilet per habine e te gjitheve, nisur nga vete pozicionimi i tyre djathtas, i kane rezervuar nje atmosfere te ngrohte. “Ne na duhet politika e halleve tona dhe jo politika e politikaneve. Kjo politike na ka lene ketu ku jemi dhe kesaj politike ne duhet t’i japim fund, duke u bashkuar, jo per nje parti apo nje tjeter, por per te gjetur nje parti qe ka programin me te mire, ekipin me te mire dhe drejtuesin me te mire”, deklaroi Rama gjate fjales se tij. Nderkohe, ai ka zhvilluar takime dhe ne komunen e Qafe Malit, ku eshte shprehur se “nuk duhet t’ia delegojme me fatin tone politikaneve, qe per 17 vjet na kane treguar se nuk jane ne gjendje te bejne asgje me shume sesa te numerojne me votat tona interesat e tyre te vogla, interesat e klaneve te tyre, interesat e nje politike qe qendron e mbyllur ne kutine e televizorit dhe qe del qe aty vetem per cirkun e fushates elektorale”.

O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›