Gjinushi: Berisha vrau endrren e te rinjve
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, zhvilloi dje nje takim me te rinjte ne Elbasan. Por, edhe gjate ketij takimi, kreu socialdemokrat nuk ka vonuar te akuzoje qeverine, e kesaj radhe jo vetem per keqqeverisjen e saj. Duke shkuar me tej, ne akuzat dhe kritikat e tij, Gjinushi vleresoi se “politika e qeverise se drejtuar nga Kryeministri Berisha nuk perkon me endrren e te rinjve shqiptare”. Keshtu ka deklaruar nga Elbasani kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne nje takim me te rinjte e kesaj partie ne kete qytet. Per kete arsye, sipas tij, Shqiperise i duhet nje ndryshim i madh, pasi kjo qeveri nuk perkon me endrren e te rinjve shqiptare”. Nderkohe, duke vijuar po ne kete linje, Gjinushi eshte shprehur se “ne keto tre vjet qeverisjeje te Partise Demokratike, Shqiperia ka bere shume hapa mbrapa, si pasoje e reformave te parealizuara”. E per rrjedhoje, kreu socialdemokrat deklaroi para te rinjve se “ju meritoni nje qeverisje ndryshe nga kjo dhe e majta e ofron kete. Shqiperise i duhet ky ndryshim i madh dhe sidomos ne fushen e arsimit, pasi rinia eshte shume e rendesishme per nje vend”. Me tej ai ka akuzuar qeverine se eshte e korruptuar dhe ndjek nje politike te vjeter, per te cilen rinia nuk ka nevoje. Por, kundervenia e PSD-se dhe e kreut te saj ndaj qeverise dhe Kryeministrit Berisha ka qene gjithmone prezent, ku jo ne pak raste, Gjinushi ka refuzuar qe te jete pjese e bashkepunimit per ceshtje te ndryshme, pasi, sipas tij, me Kryeministrin aktual nuk mund te flitet per nje realizim real te reformave te rendesishme per vendin. Nderkohe qe, kohet e fundit, eshte vene re dhe nje pakenaqesi e PSD ndaj aleates se saj te perhershme, PS, e kjo per ndryshimet kushtetuese mbi sistemin politik. Gjate deklaratave te tij, por dhe gjate takimeve informale me kreun e PS-se, kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi, i pati premtuar Rames se do te kishte mbeshtetjen e socialdemokrateve per ndryshimet qe lidheshin me reformen zgjedhore, por jo per ndryshimet kushtetuese, te kerkuara nga Partia Demokratike. Por, pavaresisht ketij ferkimi ne distance, Gjinushi mbetet aleati me i sigurt i kreut te Partise Socialiste, i cili tashme gjendet perballe sulmeve te Metes.
O.Xhilaga
O.Xhilaga