Universitetet, rriten me 10 për qind pranimet
Krahas maturës shtetërore për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, edhe universitetet kanë filluar përgatitjet e tyre për vitin e ri akademik. Rektori i një prej universiteteve më të mëdha në Tiranë, atij Politeknik, Jorgaq Kacani në një intervistë për Alsat thotë se këtë vit është rritur numri i pranimeve, me 10 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që janë hapur degë të reja.
"Sivjet parashikojmë që në UPT numri i studentëve që do të futen për herë të parë në auditor do të jenë rreth 2 mijë studentë, dhe nga 1800 që ishte vitin e kaluar kemi një rritje. Sivjet për herë të parë hapet inxhineria ekonomike me një kuotë prej 80 vendesh. është një degë e re, një degë që integron njohurite inxhinerike me njohuritë ekonomike", thëto Jorgaq Kacani, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës.
Rektori i Universitetit Politeknik thotë se po merren masa edhe për sigurimin e kapaciteteve, ndërkohë që do të emërohen dhe pedagogë të rinj, për të përballuar fluksin e studentëve. "Pedagogë të rinj ne do të kërkojmë sivjet. Mund të shkojnë rreth 35-40 pedagogë të rinj që do të kërkohen nga UPT. Kemi parasysh ketu janë dhe disa vende bosh që nuk janë plotësuar deri sot", vijon Kacani. Universitetet tashmë po shpallin propozimet e tyre për kuotat e vitit akademik 2010-2011, por do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do t'i miratojë.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi