E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Çela: PS të bashkëpunojë për reformën zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim i drejton sërish Partisë Socialiste kërkesën për bashkëpunim për reformën zgjedhore. Sipas kësaj force, puna për kodin duhet të nisë menjëherë, dhe me të gjitha partitë.

"Opozita duhet të tregohet e përgjegjshme për rolin që duhet të luajë. Ky rol duhet të jetë konstruktiv, logjik, dhe duhet të jetë në funksion të interesave të vendit. Nuk mundet që bojkote dhe qëndrime të pakuptimta të vënë në diskutim ëndrrat e të rinjve të sotëm, 20 vite pasi rinia e viteve 90’ punoi dhe kontribuoi për demokracinë e sotme", deklaroi Ardit Cela, Sekretar per mardhëniet me publikun.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›