Burg pa afat protestuesve në Hamallaj
Burg pa afat ka qene masa e sigurise qe eshte dhene nga gjykata e rrethit Durres per 7 nga 9 te arrestuarit e protestes se dhunshme te fshatin Hamallaj kater dite me pare. Trupi gjykues i i kryesuar nga Rexhep Bekteshi e ka cilesuar te ligjshem arrestimin e shtetasve Alfred Kukaj, Pjeter Kaci, Avni Rustemaj, Edmir Osmanaj, Mentor çekrezi, Abedin Rustemaj dhe Agim Rustemaj, te cilet jane ndaluar te enjte, kur nje turme prej 200-250 vetsh, banore te fshatit Hamallaj kundershtuan forcat e policise per prishjen e disa ndertimeve pa leje.
Prokurori i ceshtjes Vladimir Mara ka pershkuar ngjarjen qe ka ndodhur duke deklaruar se personat e marre ne hetim akuzohen per organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime e manifestime te paligjshme, pengim i mjeteve te transportit, prishje e rendit dhe qetesise publike dhe goditje per shkak te detyres e kryer ne bashkepunim. Nje prej avokateve te personave te pandehur e ka kundershtuar kerkesen e prokurorise, duke theksuar se klienti i tij, Alfred Kukaj, eshte arrestuar shume larg nga vendi i ngjarjes duke qene me makinen e tij rreth 5 km larg vendgjarjes.
Pasi ka degjuar pretendimet e paleve dhe kerkesen e personit te marre ne hetim Alfred Kukaj, gjyqtari Rexhep Bekteshi ka dhene vendimin duke e cilesuar te ligjshem arrestimin e shtetasve ne fjale dhe duke caktuar si mase sigurie ate te arrestit me burg deri ne perfundimin e hetimeve. Gjykata e rrethit gjyqesor Durres pritet te caktoje masen e sigurimit edhe per 2 personat e arrestuar me pas, Azem Hasanpapaj dhe Bujar Hysa.
Aleks Kalemasi < I mëparshmi