"Antimafia", Nishani: Nuk është antikushtetues, kusht për integrimin në BE
Ligji “Antimafia” nuk shkel asnje parim kushtetues dhe aq me pak lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Hartimi i tij, ishte kusht i domosdoshem, per proceset integruese te vendit dhe per te u angazhuan eksperte me te mire vendas dhe te huaj. Qendrimi vjen nga Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, ne nje interviste per Alsat.
"Ligji eshte miratuar nga qeveria shqiptare dhe me pas nga Parlamenti, pas nje pune disamujore te specialisteve shqiptare po dhe nje angazhimi te drejt per drejte te eksperteve te te gjitha misioneve nderkombetare qe asistojne institucionet shqiptare ne hartimin e legjislacionit", u shpreh Bujar Nishani, Minister i Drejtesise.
Nishani thote se deri me tani ka 5 raste te aplikimit te ligjit “Antimafia”, kryesisht per persona te arrestuar si pjese e organizatave kriminale. "Jemi informuar nga Gjykata e Krimeve te Renda, qe bazuar pikerisht ne kete ligj, Prokuroria ka adresuar pese ceshtje kerkesash te sekuestrimit te pasurive te vena ne menyre te paligjshme nga individe qe i takojne grupeve kriminale dhe per te peste rastet gjykata e krimeve te renda e ka gjetur te bazuara ne ligj pretendimet dhe kerkesen e prokurorise dhe ka marr vendimet per sekuestrimin e ketyre aseteve", vijon Nishani.
Pak dite me pare, Gjykata Kushtetuese, mori ne shqyrtim nje kerkese per shpalljen e ligjit “Antimafia” si antikushtetues, pasi cenon lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe bie ndesh me Kushtetuten dhe praktiken e gjykates se Strazburgut.
Denada Shkodrani < I mëparshmi