Universitetet, shpallen sot fituesit e fazës së tretë të pranimeve
Jonida Tashi
Shpallen sot fituesit e fazës së tretë të pranimeve në universitete. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, për fazën e tretë të pranimit, Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30 tetor 2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ditën e shtunë universitetet publike, do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në universitetet publike.
Regjistrimi
Ditën e para të javës që vjen do të nisë regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së tretë. Sipas udhëzimit të MASH-it, regjistrimi do të bëhet pranë sekretarive mësimore të universiteteve në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme: Dëftesë Pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë.
Tarifa
Kandidatët e regjistruar më parë një degë, që kanë aplikuar në fazën e tretë për ndryshimin e programit të studimit nuk duhet ta paguajnë tarifën e regjistrimit 1500 lekë. MASH-i sqaron kandidatët që do të shpallen fitues gjatë kësaj faze se tarifa e regjistrimit prej 1500 lekë, e arkëtuar nga kandidati për regjistrimin përfundimtar të fazës së dytë të regjistrimeve në universitete do të kalojë me xhirim nga llogaria e Degës së Thesarit, ku universiteti ka llogarinë buxhetore, në llogarinë e Thesarit të universitetit, në të cilin është realizuar regjistrimi përfundimtar i fazës së tretë të regjistrimeve. Po ashtu, për kandidatët e regjistruar më parë në një degë, MASH-i ka përcaktuar edhe një dokument shtesë për t’u regjistruar që është vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.
Regjistrimi, afatet dhe dokumentet
Regjistrimi do të bëhet pranë sekretarive mësimore të universiteteve në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
Për regjistrim, kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme:
Dëftesë Pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi;
Dy fotografi;
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë;
Për kandidatët e regjistruar më parë në një degë nevojitet edhe vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.
30 Tetor 2009