Si mund të përfitojë pension suplementar një ushtarak
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Kombëtar Informativ që duan të përfitojnë pension suplementar duhet të ndjekin rregullore qe ISSH-ja ka nxjerrë për këtë përfitim. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të gjitha llojet e pensioneve suplementare për ushtarakët që parashikon ligji për këto tre kategori të ushtarakëve caktohen në bazë të ligjit. Ndërkohë që pas nënshkrimit nga i interesuari të formulari të kërkesës, të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo kërkesë së bashku me dokumentet e nevojshme paraqitet nga vetë i interesuari në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të rrethit ku ndodhet vendi i fundit i punës dhe vendi i banimit të përhershëm për të gjithë personat e tjerë të cilët nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në momentin e lindjes së të drejtës për pension. Më pas kërkesa regjistrohet në regjistrin e kërkesave për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakëve, në datën e paraqitjes. Gjithashtu, në këtë regjistër (i cili plotësohet në të gjitha rubrikat që ka), regjistrohet edhe kërkesa për rishqyrtimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensionit suplementar të ushtarakut.
Data e paraqitjes së kërkesës
Si datë e paraqitjes së kërkesës për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionin suplementar për ushtarakun, quhet data e regjistrimit të saj, ndërsa kur ajo dërgohet me postë quhet data e vulës postare të vendit të nisjes. Ndërsa si datë e paraqitjes së kërkesës për pension suplementar për ushtarakët që deklarohen invalid të plotë apo të pjesshëm ose deklarohen të paaftë plotësisht konsiderohen data e regjistrimit të Fletë–Drejtimit për në KMCAP. Pas këtyre procedurave kërkesa shqyrtohet nga organi i sigurimeve shoqërore brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së saj dhe merret vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi
shërbimi ose për pensionin suplementar të ushtarakut.
Gabimet dhe verifikimet
Kur kërkesa për pension nuk shoqërohet me të gjitha dokumentet e nevojshme, brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së saj njoftohet i interesuari për mangësitë e dokumenteve që ai duhet të plotësojë. Në rast se brenda 30 ditëve nga data e njoftimit që nuk paraqet dokumentet plotësuese, i kthen zyrtarisht të gjitha dokumentet e paraqitura duke bërë shënimet përkatëse në regjistër. Në këtë rast data e regjistrimit të parë nuk është e vlefshme përsa i përket zënies së afatit për fillimin e përfitimit të kërkuar. Përveç procedurave që duhet të ndjekë i interesuari organet e Sigurimeve Shoqërore kanë të drejtë të verifikojnë dokumentet e paraqitura nga ai për pension të parakohshëm, për vjetërsi shërbimi, ose për pensionin suplementar të ushtarakut kur dyshohet në vërtetësinë e tyre. Ato gjithashtu udhëzojnë personat për dokumentet që duhen plotësuar dhe mënyrën e plotësimit të tyre.
Dokumentet e nevojshme për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensioneve suplementare të ushtarakëve
Mosha
Certifikatë të gjendjes familjare
Periudhën e vjetërsisë së shërbimit aktiv si ushtarak
Vërtetim për vjetërsinë e shërbimit aktiv si ushtarak, nga dikasteri përkatës
Vërtetim për internimin për motive politike
Dëshmi penaliteti
Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit për motive politike
Të ardhurat
Vërtetimet sipas përfitimeve
Për pensionin suplementar të pleqërisë së ushtarakut
Vërtetim nga dega e përfitimeve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që ushtaraku i dalë në rezervë ose në lirim përfiton pension pleqërie nga skema e detyrueshme e
sigurimeve shoqërore.
Për pensionin suplementar familjar, të familjarëve në ngarkim të ushtarakut
Certifikatë vdekje e ushtarakut
vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që përfitohet pension familjar nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, në të cilin të
shënohet lloji i pensionit familjar (i rrjedhur nga një vdekje natyrale, ose nga aksident në punë), dhe pjesëtarët në ngarkim të cilët e përfitojnë atë.
Për pensionin suplementar të invaliditetit
Vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që ushtaraku i dalë në rezervë ose në lirim përfiton pension invaliditeti nga skema e detyrueshme
e sigurimeve shoqërore në të cilin shënohet: pensioni i invaliditetit që përfitohet është i plotë apo i pjesshëm, dhe nëse pensioni i invaliditetit është i caktuar si rezultat i një aksidenti në punë ose si rrjedhojë e një sëmundje të përgjithshme.
Për përfitimin suplementar për rehabilitim ose parandalim sëmundje
Vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, në të cilin shënohet që ushtaraku i cili ka ndryshuar vendin e punës përfiton kompensim sipas ligjit përkatës dhe periudha për të cilën ai e përfiton këtë kompensim.
Marrja e vendimit për caktimin e pensionit
Vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakëve është një akt juridiko-administrativ që merret nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore. Në vendimin për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensioneve suplementare të ushtarakut caktohet lloji i pensionit dhe afati i pagesës. Ky vendim bazohet në dokumente të sakta të lëshuara vetëm nga organet kompetente, në formën e caktuar dhe pa korrigjime. Ndërsa veprimet dhe parimi i kërkesës së dokumenteve, shqyrtimi dhe plotësimi i vendimit për caktimin e këtyre pensioneve kryhen nga inspektorët e sigurimit suplementar të ushtarakëve. Kur dokumentet janë të rregullta dhe plotësojnë të gjitha kushtet, kryhen veprimet për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionit suplementar të ushtarakut në fletën e posaçme të përllogaritjes. Pas këtyre veprimeve plotësohet vendimi për caktimin e pensionit në fletën e posaçme të vendimit të caktimit të pensionit, me të gjitha kërkesat që ka formati përkatës. Vendimi merr numrin e regjistrit të kërkesës në regjistrin e kërkesave për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar të ushtarakut, ndërsa si datë shënohet ajo e plotësimit të vendimit.
Regjistrimi
Pas miratimit vendimi regjistrohet në regjistrin themeltar të pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensioneve suplementare të ushtarakëve, plotësohet urdhër pagesa, kartela personale dhe libreza e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose libreza e pensionit suplementar të ushtarakut. Pas kryerjes së këtyre veprimeve dosja kalon për firmë te kryetari i degës së financës. Kur kërkesa për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose për pension suplementar të ushtarakut refuzohet, i interesuari njoftohet brenda 20 ditëve nga marrja e vendimit duke i kthyer dokumentet që ka paraqitur. Në këtë rast në regjistrin e kërkesave për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakut shënohet data dhe shkaqet e refuzimit, ndërsa korrespondenca ruhet në një dosje të veçantë e sektorit të sigurimit suplementar të ushtarakut.
30 Tetor 2009