Përfitimet shëndetësore për Ushtarakët që nuk janë pjesë e ushtrisë
Ushtarakët aktiv të Forcave të Armatosura kur sëmuren në detyrë ose për shkak të detyrës përfitojnë trajtim financiar nga shteti. Gazeta zbardh në numrin e sotëm kriteret dhe masën e trajtimit financiar që përfitojnë ushtarakët që lirohen nga shërbimi për arsye shëndetësore. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, kur sëmuret në detyrë ose për shkak të detyrës, dhe kur vërtetohet me raport të Komisionit të Lartë Mjekësor të Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, lirohet nga shërbimi në Forcat e Armatosura dhe përfiton trajtim financiar deri në punësimin e tij ose në daljen në pension të plotë pleqërie. Për të përfituar këtë drejtë, ushtarakët duhet të kenë disa vite në Forcat e Armatosura. Vitet që janë të ndryshme në varësi të gradës apo pozicionit që ata kanë pasur në momentin kur gjendja shëndetësore e tyre është përkeqsuar.
Kriteret
Të drejtën e trajtimit e kanë ushtarakët që kanë vjetërsi shërbimi jo më pak se tre vjet në këto forca dhe trajtohen me pagën bazë për grade si më poshtë vijon: Oficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntogerit me vite shërbimi nën 2 vjet;
Nënoficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntetarit me vite shërbimi nën 2 vjet; Ushtarët profesionistë trajtohen me pagën bazë për gradë të ushtarit profesionist I me vite shërbimi nën 2 vjet. Ushtaraku e përfiton këtë pagë deri në çastin e punësimit ose të plotësimit të kushteve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pensioni pleqërie. Pagesa bëhet pranë reparteve ushtarake, ku ushtaraku ka kryer shërbimin.
Ky trajtim financiar ndërpritet nëse ish-ushtaraku refuzon vendin e punës që i ofrohet nga zyrat përkatëse të punës dhe nëse deklarohet i aftë nga ana mjekësore nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak. Ushtaraku ka të drejtën e zgjedhjes ndërmjet këtij trajtimi financiar dhe trajtimit me pagesë kalimtare, sipas nenit 10 të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të ish-Ministrisë së Brendshme", të ndryshuar.
Për kriteret dhe masën e trajtimit financiar të ushtarakut aktiv të forcave të armatosura, kur lirohet nga shërbimi në këto forca për arsye shëndetësore
1. Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, kur sëmuret në detyrë ose për shkak të detyrës, dhe kur vërtetohet me raport të Komisionit të Lartë Mjekësor të Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, lirohet nga shërbimi në Forcat e Armatosura dhe përfiton trajtim financiar deri në punësimin e tij ose në daljen në pension të plotë pleqërie.
2. Të drejtën e trajtimit sipas këtij vendimi e kanë ushtarakët që kanë vjetërsi shërbimi jo më pak se 3 (tre) vjet në këto forca dhe trajtohen me pagën bazë për grade si më poshtë vijon:
a) Oficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntogerit me vite shërbimi nën 2 vjet;
b) Nënoficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntetarit me vite shërbimi nën 2 vjet;
c) Ushtarët profesionistë trajtohen me pagën bazë për gradë të ushtarit profesionist I me vite shërbimi nën 2 vjet.
3. Ushtaraku e përfiton këtë pagë deri në çastin e punësimit ose të plotësimit të kushteve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pensioni pleqërie. Pagesa të bëhet pranë reparteve ushtarake, ku ushtaraku ka kryer shërbimin.
4. Ky trajtim financiar ndërpritet nëse ish-ushtaraku refuzon vendin e punës që i ofrohet nga zyrat përkatëse të punës dhe nëse deklarohet i aftë nga ana mjekësore nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak.
5. Ushtaraku ka të drejtën e zgjedhjes ndërmjet këtij trajtimi financiar dhe trajtimit me pagesë kalimtare, sipas nenit 10 të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të ish-Ministrisë së Brendshme", të ndryshuar.
6. Periudha e trajtimit financiar, në zbatim të ligjit nr.7703, date 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, quhet periudhë sigurimi. Kontributet për sigurimin shoqëror të këtyre ushtarakëve përballohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes.
7. Personat përfitues të këtij trajtimi financiar duhet t'i nënshtrohen një herë në vit rivleresimit mjekësor nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak.
Detyrimet e shtetit për të mbuluar shpenzimet për kurimin e ushtarakut
1. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura dhe pjesetaret e familjes ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i sherbimit te detyrueshem aktiv, qe diagnostikohen ape kurohen ne institucionet shendetesore, ushtarake ape civile, publike, brenda vendit, perfitojne kujdes shendetesor pa pagese, vetem ne perputhje me sistemin e referimit, te percaktuar nga Ministria e Shendetesise.
Shpenzimet per sherbimet e kujdesit shendetesor, qe, per arsye objektive, nuk ofrohen nga institucione shendetesore publike, ne haze te vendimit te Komisionit Mjekesor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, per qe mood te behen ne institucione shendetesore, private, brenda vend it, te mbulohen nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, i parashikuar per kete qellim.
2. Kur vendoset qe diagnostikimi apo kurimi te kryhet ne institucione shendetesore jashte vendit, ne baze te vendimit te Komisionit Mjekesor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, shpenzimet per diagnostikimin ape kurimin e ushtarakut te Forcave te Armatosura dhe te ushtarit te sherbimit te detyrueshem aktiv, mbulohen ne masen 100 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, ndersa shpenzimet per pjesetaret e familjes ne ngarkim te ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura mbulohen ne masen 50 per qind dhe diferenca perballohet nga vete perfituesi.
Shpenzimet e udhetimit per ushtarakun aktiv te Forcave te Armatosura te perballohen ne masen 80 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes dhe per pjesetaret e familjes se tij 50 per qind, ndersa shpenzimet e udhetimit per ushtarin e sherbimit te detyrueshem aktiv, te perballohen ne masen 100 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes.
3. Ushtaraku ne rezerve, lirim apo pension, i Forcave te Armatosura dhe pjesetaret e familjes ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i sherbimit ne rezerve kur semuret ne sherbimin ushtarak, kur diagnostikohen apo kurohen ne institucionet shendetesore ushtarake apo civile, publike, perfitojne kujdes shendetesor pa pagese, ne perputhje me sistemin e referimit te percaktuar nga Ministria e Shendetesise.
Kur sherbimet e kujdesit shendetesor, sipas kesaj pike, per arsye objektive, nuk ofrohen nga institucionet shendetesore publike, ne baze te vendimit te Komisionit Mjekesor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, ato mund te behen ne institucione shendetesore private, brenda vendit. Ne kete rast, shpenzimet per keto sherbime mbulohen nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, i parashikuar per kete qellim.
4. Kur, per ushtarakun ne rezerve, lirim apo pension, te Forcave te Armatosura ne baze te vendimit te Komisionit Mjekesor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, vendoset qe diagnostikimi apo kurimi te kryhen ne institucionet shendetesore jashte vendit, shpenzimet te perballohen ne masen 50 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, ndersa per pjesetaret e familjes ne ngarkim te tij te perballohen ne masen 30 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes. Pjesa e mbetur te perballohet nga vete perfituesi.
Kur ushtari i sherbimit ne rezerve semuret gjate sherbimit ushtarak, dhe ne baze te vendimit te Komisionit Mjekesor te Spital it Ushtarak Qendror Universitar, vendoset te dergohet per diagnostikim apo kurim ne institucionet shendetesore jashte vendit, shpenzimet mbulohen ne masen 100 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, i parashikuar per kete qellim.
Kur ushtaraku ne rezerve, lirim apo pension, i Forcave te Armatosura dhe ushtari i sherbimit ne rezerve, dergohen per diagnostikim apo kurim ne institucionet shendetesore jashte vendit, shpenzimet e udhetimit mbulohen ne masen 50 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes dhe 50 per qind nga ata vete.
Kur pjesetaret e familjes ne ngarkim te ushtarakut ne rezerve, ne lirim apo pension, dergohen per diagnostikim apo kurim ne institucione shendetesore jashte vendit, shpenzimet e udhetimit mbulohen ne masen 30 per qind nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes.
5. Te drejtat e parashikuara ne pikat 1, 2, 3 dhe 4, te ketij vendimi, gezohen vetem kur kohezgjatja e sherbimit ushtarak eshte jo me pak se 1 vii, me perjashtim te ushtarit te sherbimit te detyrueshem aktiv.
6. Ministria e Mbrojtjes, per ofrimin e sherbimeve te siperpermendura, u drejtohet qendrave mjekesore te shteteve me te cilat ka nenshkruar marreveshje per kete qellim.
7. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.11.2005.
30 Tetor 2009