E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues i Tiranës, 15 poliklinika të reja për numër popullsie



Zbatimi i Planit Rregullues të Tiranës parashikon ngritjen e 15 poliklinikave të reja në kryeqytet. Pavarësisht atyre ekzistuese, numri i poliklinikave do të shtohet në bazë të parashikimit për shtimin e popullsisë që pritet të pësojë kryeqyteti deri në vitin 2020. Aktualisht, numri i poliklinikave ekzistuese është bërë sipas ndarjes administrative për çdo lagje të kryeqytetit, duke pasur parasysh numrin e qytetarëve që Tirana ka sot. Sipas parashikimeve të Bashkisë së Tiranës, Tirana e vitit 2020 mendohet të pësojë një rritje deri në 1 milion e 40 mijë banorë. Ndërkohë që mundësi banimi parashikohet të ketë për 400 mijë banorë të rinj. Nevojat shëndetësore të qytetarëve do të jenë më të shumta, duke pasur parasysh rritjen e popullsisë dhe domosdoshmërinë që ka ngritja e këtyre poliklinikave. Prandaj, ato do të ndërtohen në bazë të dendësisë së popullsisë të një zone të caktuar të kryeqytetit.

30 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›