Universitetet, si do të bëhet renditja e fituesve deri në tetor
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Fituesit në universitete
Maturantët të cilët do të rezultojnë humbës (jofitues) pas daljes së rezultateve të para të Maturës Shtetërore nuk duhet të shqetësohen. Kjo pasi deri në vjeshtë (shtator-tetor), periudhë kur do të nisë edhe faza e regjistrimit të fituesve, do të ketë lëvizje të kuotave sipas kërkesave në fakultete. Specialistët argumentojnë se një pjesë e maturantëve të cilët do të shpallen fitues në disa degë studimi do të detyrohen të zgjedhin preferencën e parë të tyre duke hequr dorë nga preferencat e tjera. Në bazë të kësaj renditje do të mbeten kuota të tjera të lira dhe emrat e maturantëve fitues do të pësojnë ndryshime sipas pikëve që kanë grumbulluar nga provimet e Maturës Shtetërore. Një përzgjedhje e tillë do të jetë në çdo fakultet dhe vendet bosh do të lëvizin herë pas herë, veçse maturantët duhet të jenë vigjilent ndaj këtyre ndryshimeve. Por vende bosh në fakultete do të vijnë edhe si pasojë e largimit të disa maturantëve të cilët kanë aplikuar për studime jashtë shtetit, si në Itali, Turqi, Angli etj. Sipas statistikave të deritanishme numërohen rreth 5 mijë maturantë (këtë vit akademik 2009-2010) të cilët kanë aplikuar për studime jashtë vendit, çka do të thotë se mund të mbeten 5 mijë vende bosh në universitetet shqiptare, duke lënë në këts mënyrë mundësinë e hapur për shpalljen fituesve të rinj. Fituesit do të renditen sipas preferencave të vendosura në formularin A2 i cili pritet të dorëzohet ditën e sotme në çdo gjimnaz të vendit. Gjthashtu nxënësit do të presin të marrin rezultatet e provimeve me zgjedhje pas dy javësh duke e nisur llogaritjen që nga dita e djeshme, datë kur edhe ka nisur korrigjimi i tyre.
Fazat e fituesve
Pra pranimet në universitete për vitin e ardhshëm akademik do të zhvillohen në disa faza seleksionimi, bazuar në kufirin minimal të pikëve të arritura nga kandidatët për secilën fazë. Për të mos rënë pre e zgjedhjeve të gabuara, specialistët këshillojnë që maturantët të bëjnë kujdes në përcaktimin e programeve studimore nga preferenca më e lartë deri tek ajo më pak e pëlqyera. Kjo veçanërisht për ato degë që rezultojnë të kenë numrin më të madh të kërkesave nga kandidatët që tashmë kanë aplikuar.
Preferencat
Burimet zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) bëjnë të ditur se në total formulari A-2 do të përmbajë rreth 215 degë universitare, të cilat janë shpërndarë sipas llojit dhe vendndodhjes konkrete të universitetit. Me anën e formularit A-2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë Pra edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. Ashtu si dhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit meritë–preferencë, sipas të cilit “parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre.
Kodet identifikuese
Megjithatë, kandidatët duhet të tregojnë kujdes veçanërisht në renditjen e preferencave dhe degëve, përbri të cilave duhet të vendosen kodet e duhura identifikuese, siç janë përcaktuar në renditjen përkatëse të formularit. Për të shmangur plotësimin e formularit me gabime është e këshillueshme që kopja origjinale që maturanti do të tërheqë të fotokopjohet dhe aty të ushtrohet dora disa herë. Në renditjen e dhjetë preferencave nga më e pëlqyera deri te më pak e pëlqyera, duhet treguar kujdes me vendosjen e kodeve identifikuese, në të kundërt mund të ngatërrohet dega e studimit ku maturanti do të shpallet fitues. Në kuadratin pranë programit të studimit duhet të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit i shënuar tek tabela e preferencave duhet të jetë e njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës në formular.
Guida e Maturës
Para se të bëjnë këtë përzgjedhje, maturantët duhet të konsultohen me Guidën e Maturës Shtetërore, në të cilën janë të hedhura të gjitha këshillat e plotësimit të saktë dhe pa gabime të formuarit. Gjithashtu këta kandidatë mund të bëjnë vetë përllogaritjet e para në lidhje me totalin e pikëve që mund të grumbullojnë (përllogaritje e cila mundësohet në saje të disponimit të rezultateve për dy lëndët e detyruara si dhe llojet e koeficienteve të shkollës dhe lëndës me zgjedhje). Pasi të llogaritin numrin e pikëve, maturantët duhet t i krahasojnë me pikët e fituesve të fazës së fundit të pranuar gjatë vitit të shkuar në mënyrë të tillë që të dinë nëse do kenë mundësi të jenë në listën e fituesve ose jo. Vetëm në këtë rast ata do të jenë të sigurtë në lidhje me programet e studimit që u japin mundësinë për t u shpallur fitues në to.
Preferencat
Fituesit sipas formularit A2
Specialistët shpjegojnë renditjen e fituesve: I pari do të jetë programi i studimit që preferoni më shumë, i dyti ai që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Preferenca më e lartë është preferenca 1. Kjo për arsye se mbi bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në universitet. Nëse nuk jeni fitues në preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë deri në preferencën 10. Shpalleni fitues nëse keni mbledhur pikët e nevojshme në preferencën më të lartë. Fitues jeni vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë, edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera. Përsa i përket formularit A2, leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike. Maturantët do të shpallen fitues vetëm në një program studimi dhe programin e studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të formularit A-2. Pra për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Një kandidat mund ta shoh veten në fillim të listës në disa programe studimi, por ai do të jetë fitues vetëm në atë program studimi që i takon preferencës së tij më të lartë.
Diferencimet
Për programet e Akademisë së Arteve, Edukimit Fizik në kryeqytet, të Universitetit të Shkodrës e të Elbasanit për programin e studimit “Arkitekturë” në UP si dhe për programin “Pedagogji e specializuar” në Vlorë merren parasysh edhe rezultatet e konkurseve të pranimit. Për të gjitha këto programe, me përjashtim të degës në Vlorë, nuk merren në konsideratë rezultatet e provimeve me zgjedhje.
Koeficientët
Profili i kundërt humb 1 mijë pikë
Maturantët duhet të bëjnë kujdes në listimin e degëve ku duan të ndjekin studimet e larta. Specialistët këshillojnë që të parat preferenca duhet të jenë ato degë universitare që janë të ngjashme me llojin e shkollës së mesme që ka mbaruar nxënësi. Në këtë rast kandidati do të sigurojë më shumë pikë në rezultatin përfundimtar sesa pikët që mund të arrinte po të rendiste degë të profilit të kundërt. Kjo pasi koeficientet që përfshihen në procesin e llogaritjes janë më të larta për profilet e ngjashme të fakulteteve me llojin e shkollës së mesme. Përllogaritjet e bëra kanë treguar se përzgjedhja e profileve diametralisht të kundërta do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të pikëve. Kështu, nëse maturanti që ka mbaruar për drejtim shoqëror, por në listë vë të parat lëndët e profilit natyror, mund të humbasë nga përllogaritja jo pak, por 1000 pikë, ose më shumë. Kjo mund të jetë fatale për të, sepse jo vetëm merr më pak pikë, por kjo diferencë mund ta eliminojë kandidatin nga kuotat e përcaktuara për fituesit.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009