SHBA: Italia e pushtoi Shqipërinë për t iu “mburrur” Gjermanisë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Zv/admirali britanik, C.V. Usborne
Londër, 16 prill 1939 - Duke folur në kushtet e pushtetit politik, mundësitë e Italisë për të pushtuar ushtarakisht Shqipërinë kanë qenë të hapura për një kohë të gjatë. Tani Italia ka bërë atë që mund të kishte bërë në çdo kohë gjatë këtyre dhjetë vjetve të fundit. Në fillim ajo kishte ndjesinë se të gjitha të mirat i kishin rënë Gjermanisë, ndërsa tani është rradha e Italisë për të ofruar ndonjë të çmim. Shqipëria ishte pushtimi më i lehtë brenda rrezes së veprimit italian. Për më tepër, ishte e nevojshme për të lëvizur shpejtë, përpara se rritja e forcës së demokracive t i bënte aventura të tilla shumë të rrezikshme.
Shqipëria strategjikisht shumë e rëndësishme për Italinë
Shqipëria ka qenë gjithmonë strategjikisht shumë e rëndësishme për Italinë. Ajo e pushtoi atë gjatë Luftës së Madhe (Luftës së Parë Botërore), kur ajo parandaloi krahun e majtë të frontit të aleatëve që luftonin me fuqitë qëndrore në Serbi. Ky vend ka derdhur shuma të mëdha për të krijuar një pikëmbështetje të përhershme në këtë vend. Pushtimi u mundëson atyre një pikë strategjike në gojën e detit Adriatik dhe katër pika portuale të pranueshme si Saranda, Durrësi, Vlora dhe Shëngjini. Asnjëri nga portet e sipërpërmdnura nuk është një port i mirë, por ai i Vlorës mund të shndërrohet në një port të klasit të parë për anijet më të mëdha, duke hedhur një sasi të konsiderueshme parash për të ndërtuar një digë. Por le të mos harrojmë bombardimin e Korfuzit në vitin 1923 dhe le të shërbejë kjo ngjarje si kujtesë për ne se një pushtim i ishullit grek që ka përgatitur një port të pakrahasueshëm lufte, mund të konsiderohet në Itali si një provë e përmbushur për aneksimin e ishullit. Kjo është njëra anë, por sidoqoftë, Greqia nuk mund ta tolerojë, ndërsa Britania e Madhe nuk duhet ta tolerojë. Megjithë forcën e aksit, Italia është padyshim e vetëdijshme se ushtria gjermane dhe përgatitjet ushtarake ajrore në kufirin slloven e paralajmërojnë këtë vend se në rast të një mosmarrëveshjeje në politikë, Italia mund të presë pushtimin gjerman të Dalmacisë.
Italia ka shpallur pavarësinë nga Raihu
Pushtimi i Shqipërisë do të thotë për Italinë rishpallje e pavarësisë së saj. Duke bërë diçka të tillë ajo do të uronte që tani të mund të ndihmonte Jugosllavinë për t i rezistuar mësymjes ushtarake gjermane që kërkon t i drejtohet Mesdheut. Kjo pikëpamje prirej të lartësohej në pretendimin që lëvizja e Italisë është përgjigja ndaj negociatave të Britanisë së Madhe me bllokun e Ballkanit për ndihmë reciproke. Në pikëpamjen time, padyshim ky është një faktor kontribues që për momentin mund të jetë pothuajse i pashpresë për Jugosllavinë në përpjekjet e saj për t i rezistuar Gjermanisë dhe Italisë në kufirin e saj verior me Italinë, vendosur gjithashtu në prapavijën e saj. Por është edhe një aspekt tjetër. Italia ka angazhime përtej kufirit të saj në det, por këto zotime shkojnë përtej forcës së marinës së saj. Deri më sot është konsideruar si e padëgjuar që të dërgosh një ushtri në det, pa mundur në fillim të sigurosh komandën e atij deti. Por Italia tani ka forca të mëdha në Etiopi, Libi, Spanjë dhe Shqipëri, për të mos përmendur garnizonet e Dhodhekanisas (dhymbëdhjetë ishujt) në Greqi, Sardenjën dhe Majorkën. Komunikimet e saj në det, nga të cilat varen fatet e këtyre ushtrive, pasi ato duhet të jetojnë ose të vdesin në luftimet me Britaninë e Madhe apo Francën, mbeten vetëm në teori, të paprovuara dhe përgjithsisht të kundërshtuara. Është e pakonceptueshme se si 120 nëndetëset dhe bombarduesit e Savojës të mund t u shmangen flotave britanike dhe franceze dhe të sigurojnë detin që të mund të furnizojnë këto ushtri.
Plani i majit kërkon ta kthejë situatën në favor të Britanisë
Ne duhet të shikojmë më larg për të gjetur justifikim për kaq shumë pengje në të ardhmen. Italia gënjen, ndoshta se ka një plan për të pushtuar me shpejtësi Egjiptin dhe Sudanin nga Libia dhe Etiopia, përpara se flota britanike të kishte kohë t ia rrëmbente këtyre ushtrive rezervat e tyre. Ky plan nëse do të rezultojë i suksesshëm, do ta kthente situatën tërësisht në favor të Italisë, duke i rrëmbyer Britanisë Kanalin e Suezit dhe portin e rëndësishëm të Aleksandrisë. Ajo e kërcënoi Britaninë e Madhe në vitin 1935, dhe po bën të njëjtën gjë edhe tani, edhe pse “plogështia” e britanikëve besohet se ka marrë kundërmasat e nevojshme, duke ia bërë më të lehtë nga fakti që ushtria franceze ndodhet mbrapa ushtrisë libaneze. Dhe nëse një sulm i tillë nuk përfundon me sukses që në muajin e parë, ka shumë mundësi që situata t i kthehet në mënyrë të pashmangshme normalitetit. Gjithçka të çon drejt kësaj rruge. Nëse Italia do t i ndante shanset e saja me Gjermaninë në luftën kundër demokracive, fati i saj varet nga teoria e paprovuar dhe mbështetet në pyetjen. “A është fuqia detare britanike e vërtetë apo e gënjeshtërt?” Nëse është e vërtetë, jo vetëm që Italia duhet të vuaj bllokadën, por dhe iniciativat e saj të jashtme duhet të dështojnë. Në rast të kundërt, nëse ngjarjet provojnë se ujërat mesdhetare janë të pamundura për të kryer operacionet e flotës, atëherë çfarë do të ndodhë? Unë mendoj se kjo do të thotë se për sa kohë bllokada e largët do të jetë në fuqi, atëherë duhen bërë korrigjime që fuqia britanike detare t i mundësojë edhe njëherë tjetër Perandorisë të ushtrojë ndikimin e saj në atë det që për të është “thelbësor”, po aq sa është edhe për Italinë.
Lufta aks-demokraci do rrezikojë Romën
Dhe unë nuk dyshoj se këmbëngulja kombëtare britanike, bashkuar me burimet e pafundme, do ta vendosë Romën në një gjendje shumë kritike, në një kohë që vetë përvoja e luftës do t ia tregojë vetë rrugën. Këto gjykime sugjerojnë që një luftë aks-demokraci, çfarëdolloj gjëje që mund t i sjellë Gjermanisë, do të ishte shumë e rrezikshme për Italinë, duke qenë se është një aksiomë e pushtetit politik ku marrëveshjet prishen automatikisht menjëherë pasi ato pushojnë së qenuri të dobishme. Dikush mund të shpresojë për hir të Italisë, dhe për hir të paqes botërore gjithashtu, që ajo të mos i lejojë vetes së ngatërrohet.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009