E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Gjyqtarëve, do të apeloi sërish Ligjin për gjykatat

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Ligji i “Alibeaj”

Shoqata e Gjyqtarëve do të kërkoi edhe njëherë shqyrtimin e ligjit “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kanë nisur punën për përpilimin e kërkesës së dytë, pas shpalljes së vendimit nga Kushtetuesja.
Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të shprhet për një nga pikat e kërkesës, që ka të bëjë me emërimin e Kancelarit nga Ministri i Drejtësisë. Kushtetuesja refuzoi të shprehej për emërmin e kancelarit, pasi nga tetë anëtarë që ishin shqyrtuan këtë kërkesë katër ishin pro dhe katër kundër duke i lënë kështu mundësi palëve të interesuara të kërkojnë rishqyrtimin e kërkesës. Për shqyrtimin e kësaj kërkesë njëri prej anëtarëve të gjykatës, Admir Thanza, nuk mund të shprehej dhe të merrte pjesë në shqyrtim pasi në kohën që është amenduar ligji ai ka qenë pjesë e Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë. Sipas vendimit të publikuar dje, Gjykata Kushtetuese ka reduktuar disa kompetenca të kancelarit, që i jepeshin nga ky ligj. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të asaj pike të nenit, ku thuhej se kancelari kishte të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të personelit të sekretarisë gjyqësore dhe personelit administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës. Por, ndërsa i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, lidhur me pretendimin për antikushtetutshmërinë e shprehjes në nenin 37, pika 2 e ligjit, që përcakton se kancelari emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë.
Kundërshtimi
Gjyqtaërt kundërshtojnë emërimin e kancelarit nga Ministria duke ngritur pretendimin se kjo e drejtë duhet të jetë në juridiksionin e gjykatave. Lidhur me kërkesat Gjykata Kushtetuese vendosi “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të shprehjes në nenin 38, shkronja “a” të ligjit nr.9877: “a) emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës”. Kushtetuesja gjithashtu vendosi “Rrëzimin e kërkesës lidhur me pretendimin për jokushtetutshmërinë e shprehjes në nenin 38, shkronja “b” të ligjit nr.9877: “ b) mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar”. Por ajo çka nuk pajtoi gjyqtarët me vendimin ishte shprehja e Gjykatës lidhur me emërimin e kancelarit që për shkak të votave nuk mund të shprehej me rrëzimin apo pranimin e kërkesës. Sipas vendimit të shpallur, Gjykata Kushtetuese vendosi “Refuzimin e kërkesës lidhur me pretendimin për jokushtetutshmërinë e shprehjes në nenin 37, pika 2, të ligjit nr.9877 : “Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë.”.
Kërkesa
Prej muajsh, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar shfuqizimin e disa neneve të përcaktuara në ligjin e ndryshuar për pushtetin e gjyqësor. Sipas gjyqtarëve, me këto ndryshime, administrimin e shërbimeve gjyqësore nuk e kishte më nën varësinë e tij sistemi gjyqësor, por ky ishte aneksuar në favor të pushtetit ekzekutiv, me anë të ministrit të Drejtësisë, si nga ana administrative, ashtu edhe financiare. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të japë vetëm një zgjidhje të pjesshme për këto çështje, duke lënë ende në fuqi pika problematike, siç është edhe ajo e emërimit dhe shkarkimit të kancelarit nga ana e ministrit të Drejtësisë. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve denoncoi edhe mospërfshirjen e gjyqtarëve në grupin që hartoi draftin për administratën gjyqësore. Ata nuk u përfshinë në asnjë prej seancave, që prej përgatitjes, e deri tek debatet apo diskutimet në komisionin e ligjeve në Kuvend, para se drafti të kalonte për miratim në seancën plenare.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›